Disa persona janë lënduar në një sulm me thikë në një nga rrugët e njohura të Vjenës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës. Sipas asaj që shkruajnë mediat lokale, deri tani janë dërguar në spital 2 gra dhe një burrë me plagë në trup. Ngjarja ndodhi në zonën e Nestroyplatz, pranë parkut Prater.
Sipas dëshmitarëve ngjarja nisi në hyrje të një restoranti japonez. Agresori më pas është zhdukur në zonën e Praterstern ku ka goditur edhe një person të katërt. Policia austriake është vënë në alarm dhe po kërkon agresorin. Në përditësim… ©LAPSI.al