• |
ide | kryesore

Linçimi i Martin Shkrelit, prokurorët amerikanë kërkojnë 15 vjet burg

Lajme, Të fundit

Prokurorët amerikanë thanë të martën se ish-drejtuesi i kompanisë farmaceutike “Turing Pharmaceuticals”, Martin Shkreli, duhet të dënohet me 15 vjet burg.

Ata argumentojnë se një dënim i tillë, Shkrelit duhet t’i jepet për mashtrim dhe mungesë keqardhjeje e respekti për ligjin.

Kërkesa e Departamentit të Drejtësisë vjen 3 ditë para vendimit të pritshëm të gjykatës.

Prokurorët e quajnë Shkrelin “një njeri që qëndron para trupit gjykues pa treguar asnjë keqardhje dhe pendim, një njeri që ka zgjedhur me ndërgjegje të plotë për të vendosur përfitimin personal dhe kultivimin e imazhit të vet në publik para gjithçkaje, një njeri që beson se përfitimi justifikon çdo mjet”.

Shkreli u bë i njohur në mbarë SHBA-të, kur vendosi rritjen e çmimit të ilaçit Daraprim me 5000% në vitin 2015, kur drejtonte “Turing Pharmaceuticals”.

Ai është në burg që prej shtatorit, kur gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tij për lirim me kusht.

Ai është arrestuar pasi u ofroi ndjekësve të tij në rrjetet sociale 5 mijë dollarë nëse i shkulnin flokët ish-kandidates për presidente, Hillary Clinton.

1 Comment

  1. pse nuk denohet dhe qelbesira rama,apo nuk e lejon sorros,ne rast se ky paska kerkuar ti shkulen floket hilarit ,rama rtha se tramp esht fatkeqsi per kombin .apo tashem sorros me putin drejtojn ter boten.ngase po mos te ishin putin,erdogan,asad,rama e vuqiq tramp do dilte i pari manjak.kontakte me rus.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu