• |
ide | kryesore

Njeriu i Merkel vizitë në Kosovë, ende sekret porosia për politikanët

Lajme, Të fundit



Gjermania si njëri nga shtetet që ka pasur rol të veçantë në shtetndërtimin e Kosovës, çoi së fundmi një zyrtar të rëndësishëm të saj për vizitë në shtetin kosovar. Këshilltari për politikë të jashtme i kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker, qëndroi për një vizitë një ditore për të takuar politikanët kosovarë. Gazeta Express ka pyetur Ambasadën Gjermane rreth bisedave të Hecker me zyrtarët kosovarë, por ata nuk kanë dhënë detaje.
Ambasada gjermane në Kosovë nuk e ka komentuar vizitën e njeriut më të besueshëm të Kancelares gjermane, Angela Merkel, këshilltari të saj të parë, Jan Hecker. Hecker ka ardhur për vizitë në Prishtinë disa ditë pasi Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq qëndroi në Berlin e ku Kosova ishte një nga temat kryesore.

Në një përgjigje të shkurtër për Gazetën Express, kjo ambasadë ka thënë se nuk i komenton përmbajtjet e diskutimeve në mes të zyrtarëve.

“Ju faleminderit për pyetjet e parashtruara. Nuk deklarohemi rreth përmbajtjeve të bisedave”, është shprehur ambasada gjermane.

Megjithatë, Express kishte mësuar se Këshilltari i Merkelit, u kishte bërë thirrje politikanëve të Kosovës që ta ratifikojnë sa më shpejtë Demarkacionin me Malin e Zi.

Fillimisht, në vizitën e tij, Heckeri e kishte takuar zv/kryeministrin, Enver Hoxhaj kurse më pas ishte takuar edhe me Kryeparlamentarin Kadri Veseli, Kryeministrin Ramush Haradinaj, zv.kryeministrin Behgjet Pacolli, dhe dy zyrtarët e LDK’së, Avdullah Hotin e Vjosa Osmani.

Por ky zyrtar i lartë nuk ka takuar Presidentin Thaçi e as zyrtarët e Vetëvendosjes ose së paku nuk janë raportuar takime ndërmjet tyre.

Asnjë nga këta zyrtarë kosovarë, në njoftim e tyre për media ose në rrjete sociale, kur kanë shkruar për takimin me këshilltarin e Merkelit, nuk e kanë përmendur nëse e kanë diskutuar temën e Demarkacionit./express



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *