• |
ide | kryesore

Presidenti i Parlamentit Europian refuzon postin e kryeministrit në Itali

Planet



Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani deklaroi sot se do të vazhdonte të qëndronte në krye të asamblesë së PE-së.

Lideri i “Forza Italia”, Silvio Berlusconi kishte menduar Tajanin si kandidatin kryesor të FI-së nëse qendra e djathtë fitonte zgjedhjet dhe partia do të ishte grupi kryesor në këtë koalicion.

Megjithatë, ndërkohë që qendra e djathtë është koalicioni më i madh në parlamentin e ri, nuk arriti dot maxhorancën e nevojshme për të qeverisur dhe aleati i FI-së, “Lega”, ka dalë forcë kryesore brenda qendrës së djathtë.

“Synoj të vazhdoj të qëndroj presidenti i Parlamentit Europian”, deklaroi Tajani për radio RAI.

“Nuk kam marrë pjesë asnjëherë në fushatë elektorale. Gjithnjë kam vendosur interesin e Parlamentit Europian para çdo gjëje”, theksoi ai.

“Natyrisht që unë vazhdoj të jem një eurodeputet i zgjedhur nga listat e ‘Forza Italia’”, u shpreh Tajani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *