• |
ide | kryesore

Prokuroria mbyll çështjen e byzylykëve elektronikë

Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës ka vendosur pushimin e procedimit penal për cështjen e byzylykëve elektronikë. Ministrja e Drejtësisë kishte kërkuar rihapjen e cështjes, e cila ishte rikthyer për hetim me vendim të gjykatës. Ministria e Drejtësisë vuri në dispozicion të hetimit të gjitha aktet e nevojshme. Prokuroria brenda 3 muajsh vendosi pushimin e cështjes. Burime konfidenciale nga ministria e Drejtësisë thonë për Report Tv se Ministrja Gjonaj do të vazhdojë rrugën ligjore për zbardhjen e ceshtjës dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve. Skandali i byzylykëve elektronikë me vlerë 2 milionë euro u zbulua në kohën e qeverisë teknike kur ministër i Drejtësisë ishte Bardhi i PD. Ai zbuloi se 300 byzylykë për mbikëqyrje elektronike mungonin, ndërsa kërkoi nisjen e hetimeve dhe procedimet për shërbimin e Provës. Disa muaj pas kallëzimeve, byzylykët u kthyen nga kompania e cila ofronte shërbimin, ndërsa një pjesë ishin të pa papërdorshëm./Report tv



2 Comments

  1. qe i bie pd e ka zbuluar skandalin por rama po e ndalon gjygjin.i duhen bylyzyket rames per trafik kokaine ,te dij ku jan ngarkesat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *