• |
ide | kryesore

SKANDALI/ Si e bëri gruan drejtoreshë, drejtori i AMF-së dhe ish deputeti i PS, Ervin Koçi

Lajme, Të fundit



Nëpërmjet disa dokumenteve ekskluzive, Tpz.al zbardh një skemë fiktive të punësimeve në administratën shtetërore, ku të përfshirë janë familjarë të ish deputetit socialist Ervin Koçit, tashmë Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF).

Skandali implikon bashkëshorten e Ervin Koçit, Jonida Koçin, e cila mban pozicionin e Drejtores së Integrimit dhe Komunikimit në Autoritetin e Konkurrencës. Për të fituar këtë pozicion, znj. Koçi ka marrë pjesë në një konkurs fals, abuzues dhe me fitues të paracaktuar.

Por si është zanafilla e këtij pseudo-konkursi?

Në qershor të vitit 2017, Autoriteti i Konkurrencës shpall një pozicion vakant: Drejtor i Drejtorisë së Integrimit dhe Komunikimit. Aplikimi ishte online në faqen zyrtare të këtij institucioni, ndërsa çdo profesionist mund të garonte i lirë.

Pasi mbërritën me dhjetëra CV të kandidatëve për pozicionin vakant, Autoriteti i Konkurrencës përzgjedh vetëm 3 kandidatura që plotësonin “kriteret”. Sipas njoftimi të bërë publik nga ky institucion, vetëm 3 zonja: Jonida Koçi (bashkëshortja e Ervin Koçit), Gladiola Hysi dhe Elona Jakupi, plotësonin kriteret për të garuar mes tyre, për pozicionin e Drejtores së Integrimit dhe Komunikimit.

Pikërisht tek këto 3 kandidatura zbulohen prapaskenat e një konkursi fiktiv. Jonida Koçi e cila është bashkëshortja e Kryetarit të AMF-së, Ervin Koçit, konkurron me dy kandidatet e tjera, Gladiola Hysi dhe Elona Jakupi, të cilat janë gjithashtu punonjëse të AMF-së. Pra, Jonida Koçi, ka garuar përballë dy vartesëve të bashkëshortit të saj, Ervin Koçit.

Por pyetja është kush fiton si Drejtore e Integrimit dhe Komunikimit, tek Autoriteti i Konkurrencës?! Natyrisht, Jonida Koçi, gruaja e kryetarit të AMF-së, dikur ish deputet i Partisë Socialiste. Sipas vendimit të datës 19.06.2017, që disponon Tpz.al, e para renditet Jonida Koçi me 98 pikë, dhe më pas vijnë 2 punonjëset e AMF-së, Gladiola Hysi me 77 pikë dhe Elona Jakupi me 76 pikë.

Pas kësaj gare të shëmtuar tek Autoriteti i Konkurrencës, Ervin Koçi i AMF-së, i ka shpërblyer vartëset e tij. Menjëherë, Gladiola Hysin e emëron pa asnjë konkurrim, Drejtore të Mbrojtjes së Konsumatorëve në AMF ndërsa Elona Jakupi e zhvendos specialiste nën varësinë e Gladiolës. Burime për Tpz.al, bëjnë me dije se pranë AMF-së është i punësuar edhe bashkëshorti i Elona Jakupit, një konflikt i hapur interesi që e kthen këtë institucion në një sekt familjar. Mbledhje e Komisionit të Ligjeve ku prezantohet Elona Jakupi si punonjëse e AMF-së (Faqja 29)

Ky është standarti i punësimeve që ka vendosur “rilindja”, ku vetëm një grusht njerëzish pranë qeverisë punësohen në institucionet më të rëndësishme të vendit me konkurse qesharake. Edhe pse Lëvizja Socialiste për Integrim, ka damkën që ka punësuar militantë në administratë, në fakt është Partia Socialiste ajo që bën namin duke rekrutuar jo vetëm mbështetës por edhe familjarë. Skandali thellohet edhe më tej, pasi Autoriteti i Konkurrencës është institucioni që monitoron edhe Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare, prandaj punësimet familjare e kanë një qëllim: Të fshehin çdo aferë korruptive. Ky institucion kontrollon të gjithë tregun e shumëpërfolur të sigurimeve në Shqipëri dhe aktivitetet jobankë.

Në preambulën e AMF-së thuhet se ky institucion krijon një ambjent të ngrohtë pune. Në fakt kjo e është e saktë, pasi vetëm punësimi i familjarëve sjell ngrohtësi të madhe në një vend pune. Si është e mundur të mos ketë Shqipëria njerëz profesionistë, me eksperiencë dhe integritet, që të konkurrojnë dhe fitojnë pozicione? Por vetëm brenda familjes së ish deputetit socialist Ervin Koçit gjenden këta “profesionistë”?

Por mesa duket ky punësim familjar i bashkëshortes së Ervin Koçit, në administratën shtetërore, ka qenë i mirëmenduar. Jonida Koçi më herët mbante pozicionin e specialistes në Departamentin Juridik të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) deri në muajin Mars 2017.
Në këtë kohë, Ervin Koçi la mandatin e deputetit të Partisë Socialite, për të filluar një muaj më pas, në prill, si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së. Sapo iku nga AMF, Ervin Koçi u kujdes që bashkëshorten Jonida Koçi të mos e lërë papunë.

Ai i gjeti një punë fillimisht si këshilltare tek Autoriteti i Konkurrencës, dhe brenda 3 muajve inskenoi konkursin fiktiv që denoncuam, për ta emëruar si Drejtore e Integrimit dhe Komunikimit pranë këtij institucioni.

Tpz.al do të vijojë denoncimet me të tjera skandale më të mëdha të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, duke nisur nga shpenzimet marramendëse në udhëtimet jashtë Shqipërisë, shpërdorimi i karburantit e deri tek mega-afera e sigurimit të godinës së AMF-së./TPZ.AL



5 Comments

  1. Me falni por injorancen .. por kush ( cfare ) eshte TPZ.AL ???

    Gazete , ? Portal ? Organi i qeverise ?

    Edhe une do bej nje portal dhe do ja ve emrin ‘ANTI_RAMA.AL’ dhe do ta demaskoj qeverine cdo dite me fakte te vertetuara KATERCIPERISHT .

    Ne kete menyre jam i sigurte qe te gjith lajmet e mia do te jene nje ‘BURIM I SIGURTE’,, ‘REFERNCE E BESUESHME’… per Lapsin e bushatit.

  2. e trishte dhe si spo vjen nje dite qe te zhduket nepotizmi e vetem ata qe e meritojne te marrin vendin e Punes. Ama Termin “ky eshte standarti qe ka vendosur rilindja per punesimet” kursejeni, keq eshte sot po ka qene hume me keq, te pakten sot mundohen ta bejn fshehurazi nderkohe ne kohen qe qeveriste pd asnuk lodheshin ta benin fshehurazi, pysni gocen e bodes e topallit ne banken e shqiperise. Per kuriozitet me nje kerkim te shpejte ne Google, specialistet e bankes se shqiperise:

    1. Adela Bode, (vajza e Ritvan Bodes) Departamenti i Stabilimentit Financiar.

    2. Megi Topalli, (vajza e Jozefina Topallit) Departamenti i Kërkimeve

    3. Odeta Nishani, (gruaja e Bujar Nishanit) Departamenti i Administrimit.

    4. Helga Strazimiri, (motra e Genti Strazimirit) Departamenti i Mbikëqyrjes.

    5. Blerta Kruja, (motra e Keltis Krujës) Departamenti i Administrimit.

    6. Anila Muçka, (kunata e Adriatik Llallës) Departamenti i Burimeve Njerëzore.

    7. Evis Çeli, (kunata e Arben Imamit) Departamenti i Sistemeve të Pagesave.

    8. Gejsi Çeku, (djali i Robert Çekut) Departamenti i Kontabilitetit.

    9. Anjeza Harizaj, (vajza e kryetarit të PD-së Kavajë, nusja e djalit të Fatos Bejës)

    10. Arbana Lesi, (mbesa e Nikoll Lesit) Departamenti i Burimeve Njerëzore.

    11. Geri Prifti, (nipi i Dritan Priftit) Departamenti i Burimeve Njerëzore
    Elsa Zhulali, (vajza e Safet Zhulalit, kunata e Aldo Bumçit) Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë.

    12. Onos Topi, (djali i tezes së Blendi Fevziut) Departamenti i Statistikës.

    13. Besnik Dedja, (daja i gruas së Samir Mane TEG-ut) Arshiva Elektronike (ende në punë Besniku megjithëse ka 2 vjet qe ka mbushur moshën për pension).

    14. Bekime Karaj, (gruaja e Flori Karaj, inspektor tek ILDKP (ky ia qëndis deklaratën e pasurisë guvernatorit), Departamenti i Thesarit.

    15. Lorna Tabaku, (motra e Jorida Tabakut) Departamenti i Mbikëqyrjes

    16. Lavdie Memiaj, (kunata e Shaban Memisë) Departamenti i Pagesave

    17. Ledia Bregu, (kushërira e parë e Majlinda Bregut) Departamenti i Kontrollit

    18. Besa Prela, (kushërira e parë e Ben Blushit) Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun

    19. Juna Bozdo, (motra e Eno Bozdos) Departamenti i Mbikëqyrjes

    20. Eduard Sinani, Drejtor i Sigurimit, vëllai i Dëshira Subashit (ish- anëtare e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve).

    21. Arben Beja, (djali i Fatos Bejës) Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

    22. Martin Blushi, (vëllai i Ben Blushit) Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

    23. Miranda Rama, (kunata e Sali Berishës) Këshilltare e Guvernatorit.

    1. ke harruar olsi ramen qe ka 19 poste,me i rendesishmi tu qoj partitanve te partizanit rama miell,ke harru gregor ramen qe kontrollon kazinot,ke harru 5 grat e rames makoqin pension te pesfisht,delina ficon me pes poste,madje dhe burrin e qelbur minister e eeputet,,linda bashen me 5 pallate e pes poste,te bijen e lindes ,zahon qe ben rekllama pelenash kur dhjen rama,ke harruar rudina magjistarin,ke harruar burrin e linda gjikllarit thanas gjillarin,ke harruar milena haritonse bashku me tre burrat qe ka e ka pasur,ke harru lryeprokurorin rama,ke harru tepsin rama ,ke harru kryetarin e kokaines rama olsi,ke harru kryetarin e qelbesiren rama,ke harru bastardin e kokpalarin rama qe kerkon bllokun e metes e merr pallen e tij ne lalz.ke harru mushkonjen.shum ke harru por e ke nga kokaina,nuk po ti permend frrok,ndok,rosh e dosh me ter familjet,apo qazmi qe e ka ber qazimistan elbasanin.ke harru enver hogjen qe ter ruset e kinezet se bashku me spiro koleken e kristaq ramen bab ju ben stalinin e mao ce dunin e nen negjmijen.

  3. Shqiperia me kete qeveri eshte duke hecur shume perpara. Debatohet, flitet haptazi per difektet dhe problemet ne shtet etj-etj..
    Kjo tregon qe demokracia po zbatohet. Por mos harrojme se kalaja sbehet per nje dite,

    Qeveria e PD beri 16 vjet per ta dis-stabilizuar shtetin, ata mbollen faren e droges-korrupsionit, mentalitetin vjedhes, ata e mbushen atministraten e shtetit me servilat dhe familjaret e tyre, taman si ate qe beri dhe Enveri..

    Si qytetare pa interesa politike, shpresoj qe e kaluara qofte e kaluar (por indivitet qe e shkaterruan/ grabiten shtetin le te ndershkohen), dhe te vazhdojme rrugen perpara duke patur se pari nje mentalitet te paster dhe dashamires per shtetin tone shqiptare.
    Le te punojme te gjithe se bashku per nje shqiperi dhe nje shtet qe funksionon per te miren e feminjeve tane dhe te gjithe shqiptarevet se bashku.

  4. I paemer.
    Cdo te thuash me postimin tend?! Mos do te perligjesh korrupsionin e Ervin Koci servilave te tij dhe mashtrimin e ILDKPI?!?! Emrat e cituar ne artikull kane kryer veper penale dhe duhet qe ti therrasin ne Prokurori Arta Marku . Se bashku me drejtuesit e Autoritetit te Konkurrences dhe ILDKPI sepse kane dijeni ose bejne sikur skane dijeni edhe pas publikimit te ketij lajmi. Ka nje ligj per bilbil fryresit. Ky lajm gjendet ne shume media keto dite, cfare po bejne organet e ketij shteti. Duhet te veprojne nga nje bilbil nderkohe qe borit po bien dhe ata asgje. Cdo te thote kjo?!?! Pushimi nga puna dhe gjobat per te gjitha keto personazhe eshte me e pakta. Per te bere shtet, duhet qendruar larg emrimeve politike ne pozicione teknike .

    Ky eshte nje rast qe tregon nese Edi Rama do ta mireqeveris kete vend dhe te bej drejtesi. Ne qe jetojme ne Bruksel na vjen keq dhe turp per Kryeministrin tone qe premton kur vjen ketu ne takime por nuk vepron per ato qe premton.

    Jam kurioz cdo thoshte Erion Brace per keto abuzime po te ishte Ervin Koci i PD apo LSI?!?! Ka humbe fare kryetari i komisionit. I papermbajtshmi ne luften kunder abuzimeve 🙂

    Faleminderit qe kane ngele disa media qe vazhdojne te thone te verteten pa u kapur. Kushdo qe e mbron Ervin Kocin apo te tilla raste (majtas dhe djathtas) eshte armik i shqiptareve dhe i vetes se tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *