• |
ide | kryesore

Tjetër aksident ajror/ 7 të vdekur në Rusi

Planet



Të paktën 7 persona humbën jetën si pasojë e përplasjes së një helikopteri ushtarak rus, në jug të Çeçenisë.

Mësohet se helikopteri i rrëzuar është një Mi-8 që i përkiste Shërbimit të Gardës Kufitare ruse.

Kreu çeçen, Ramzan Kadyrov, konfirmoi aksidentin teksa shpjegoi edhe pse helikopteri mund të jetë përplasur.

“Aksidenti ndodhi në një grykë të ngushtë ku kreshtat malore janë afër njëra-tjetrës,”- u shpreh Kadyrov.

Kreu çeçen tha gjithashtu se do të ndërmerren masa për të shpëtuar të mbijetuarit, nëse ka.

Çeçenia ka qenë skenë e një rebelimi islamik kundër shtetit rus, megjithëse dhuna është sheshuar gjatë viteve të fundit.

Kreu çeçen, Ramzan Kadyrov, është një aleat i rëndësishëm i Putinit, i cili është vendosur nën sanksionet e SHBA për abuzimet e pretenduara të drejtave të njeriut.

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *