• |
ide | kryesore

Basha pas debateve me Imamin në kryesi: Reformimi i PD do jetë i vërtetë, e garantoj!

Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi pas mbledhjes së kryesisë se janë miratuar vendime që do t’i japin mundësinë çdo demokrati të japë kontributin e vet në një proces që do transformojë këtë parti. I pyetur për deklaratat e Arben Imamit, Basha tha se debatet ishin konstruktive.

“Diskutimi ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm. Padyshim që ka mendime kritike, por pa i rrahur mendimet s’mund të shkohet në vendime që përfaqësojnë konsensusin e të gjithë anëtarëve te kryesisë.

Falënderoj anëtarët e kryesisë për përgjegjësinë me të cilën diskutuan gjatë ditës së sotme, gjithë anëtarësinë e PD që ka përmbyllur një proces analize, konsultimi, propozimesh dhe t’i kujtoj gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD se shqiptarët e shohin këtë jo thjesht si një proces brenda PD por si një proces nga i cili do lindë një shpresë dhe një rrugë e re për çdo shqiptare dhe shqiptar.

Kryesia ka miratuar vendime që do i japin mundësinë çdo demokrati të kontribuojë në këtë proces, dhe unë personalisht do të garantoj që ky të mos jetë një proces formal, por të jetë i vërtetë i bashkimit të të gjitha kontributeve dhe ideve për këtë platformë, për këtë transformim të PD që do i paraprijë transformimit që presin shqiptarët” – tha Basha. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Cfar do te reformosh partine qe e ke hipotekuar ne prone, apo deget e partise ne qytete qe dhe ato jane kthyer ne prone. Monument i deshtimit, Robi i keq.

    1. te verteten drejtesine ,dhe gjithcka, e percaktoj dhe krijoj vetem zoti krijuesi gjithesise,,ne na mbetet vetem ta pranojme praktikojme dhe respektojme,,sejcili nga ne erdhi ne kete jet kalimtare nga zoti drejt zotit per te fituar ose humbur jete sprove per sejcilin ,mes se mires dhe se keqes,te cilen i malli zot nuk e krijoj kot pa qellim shel e shko ,per cdo gje ne pergjithesi dhe vecanti krijuesi gjithesise per gjith cfar ka lillje me ne e tregoj qarte ne shpalljet e tije,eshte libri tije i lehte per mendjen kuptueshem dhe praktik ,e njohin gjeresin e tije dietaret,mund ti pyesni,rreth sukseseve per orgonizimin e jetes shoqerore ne toke apo ne cdo vend,kur behet fjale qe me te vertete duam drejtesi suksese,rregull nder krenari qartesi unitet dhe cdo te mire gjalleri shprese ,e nese nuk deshirojme drejtesi rregull te drejta ,mundesi gjalleri zhvillim dobi,neve si popull apo kujdo nuk i hyn ne pune folja ne emer te se drejtes dhe veprimi ne emer te deshires interesit ,me kete u mjaftuam 1 shekull kjo e ka emrin genjeshter kemi rralitetin ,mir eshte qe sejcili te kryej funksionin sipas nivelit eshte kerkues shkencore,le te renditet tek fusha shkencore ndjekja konludimi menaxhimi perzgjellja konkurenca ,cilesia tregu perfaqsimi i saje ne rangje te larta kurse kontrolli menaxhimi mirvajtja ruajtja ekujlibrave dhe mbrojtja e te drejtave orientimi ,frymes se moralit virtytit mbi te gjitha i takon dikujt tjeter ,dietareve dhe ullheqesve te drejte,pas ketyre vin gjitha struktuarat tjera te mir harmonizuara,sejcili ne pozicionin e vet ,sipas maftesis meriten jo sipas fuqis interesin duke i bere lemsh te gjitha dhe perfundojme gjith kunder njeritjetrit sepse kostot e padrejtesise se askujt si pranon askush sejcili don dhe mbron me cdo kusht dhe cmim te drejten qe i takon,jemi popull dhe kemi arritur per te kuptuar qartesine qe sejcili permes te vertetes te gjeje vendin dhe te drejten qe i takon dhe gjith sebashku te harmonizojme organizimin e jetes ekujlibrat permes ,te drejtes hakut mirkuptimit tolerances marrveshjes,duke i thene padrejtesis stop nes zduam te prekim cmimin e saje sepse zhvillimi saje i plotesoj gjitha kuptimet ne mezin tone ne pergjithesi dhe detaje ne vecanti, ky koment behet per studiuesit e thelle qe kerkojne zgjillje te dobisheme natyrale pa efekte te demeshme ansore vecse dobi me respekt

  2. Kryear pacavure. Ca do garantosh more palaco? Apo sic garantove ramen qe sa te jesh ti ne PD ai mos ta rruje me per asgje, le te beje qef

  3. Imam e harrove shpejt nje te rrahur vence nga Bab Berisha,edhe Lul qelbesira do nje te rrahur vence nga Imami.Me vjen keq ku e ka cuar PD familja e Salihit,me keq do te shkoje.Me kete loqe Lul edhe 10 vjet te tjera do te rrije Rama ose Xhafa ne pushtet.

  4. Ti quash demokrate” keta komentuesit e siperm, qe sipas pseudonimeve, duken me shume ushtare te RAMES, e perkrahes te qelbesirave. Kur nuk e njihni rregullin e demokracise, , me mire mos shkruani ate qe ju thone. Kur nuk keni durim, e force per te luftuar te keqen qe ka pllakosur popullin, se paku mos e debuloni. POpulli demokratka force e dogjeje vehten mes demokrateve. Ne nukkeminevoje per hajdute, drogmene. oligarke. e faren e keqe te komunisteve si militante sabotatore.Sot duhet peshuar se kush eshte e keqja, e kush na i solli. prandaj mblidheni mendjen, MOS BENI OPOZITE, TE OPOZITES.,,,, BASKOHUNI>>>>.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *