• |
ide | kryesore

Basha zgjedh ta kalojë 8 marsin me grave në nevojë: Dhimbjet e tyre, motiv për mua të ndryshoj realitetin

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Ditën Ndërkombëtare të Gruas vendosi ta kalojë pranë grave në nevojë ekonomike, ndërsa me anë të një postimi në “Facebook” pati edhe një urim për të gjitha gratë.

“Në ditën ndërkombëtare të gruas dua t’u uroj të gjitha vajzave dhe grave sa më shumë suksese dhe lumturi për veten e tyre dhe fëmijët. Sot disa prej grave dhe vajzave janë kënaqur me një lule, disa të tjera janë ngritur në protestë për më shumë të drejta. Ka gra që i kanë folur publikut nga konferenca luksoze, por ka shumë edhe nga ato gra që janë pa asnjë ndihmë. Sot me mendje jam me të gjitha nënat që nuk kanë me çfarë ushqejnë fëmijët e tyre. Jam me Marijen në Kamëz, kryefamiljare e përjashtuar nga ndihma ekonomike, që mban fryëmën gjallë me gjysmë thesi miell. Jam me Mirelën, nënën e Maristelës në Vorë, që nuk kishte më para për të blerë ilaçet për vajzën e sëmurë rëndë me azëm, sepse i kishin hequr të drejtën e ndihmës ekonomike. Jam me Dritën në Kavajë, që kishte çuar të dy fëmijët pa ngrënë në shkollë, sepse emri i saj nuk ishte më në listën e ndihmës ekonomike. Sot jam me Valentinën në Obot të Shkodrës, e cila, përveç heqjes nga ndihma ekonomike, tani vuan edhe përmbytjen e shtëpisë. Në mendje sot kam edhe Anitën nga Tirana, nënën që rri në rradhë tek spitali onkologjik, por jo gjithmonë merr kurën e duhur, sepse ilaçet mungojnë. Në mendje kam çdo nënë dhe grua që nuk ia del dot të mbyllë muajin, çdo grua që dhunohet, çdo grua që fle dhe zgjohet me brengën për fëmijën e paushqyer! Çdo dhimbje e tyre është motiv për mua që të bëj gjithçka për ta ndryshuar këtë realitet!”, – shkruan Basha.



4 Comments

  1. Interesant sa i dhimsur eshte me popullin Luli !!!!!!
    Thone se edhe ne 21 Janar ka derdhur lote per 4 burra te pefajshem qe u mori jeten Sali Berisha.
    Aty i ka met menja prandaj edhe ngre cadra pikersht aty ku u vrane ata fakir fukarenj.

  2. Luli ka marre mesim nga biznesi i Sales, PD,
    keta jane si Uqerit qe vetem qimen nderrojne dhe zakonin nuk e harrojne..

    phu- mallkuar pofshi hajdutet dhe shkaterruesit e shtetit shqiptar.

  3. Kurse ne fakt xhaxhi Edi po e nderton bukur shtetin shqiptar, ku shpejt do te ngele pa asnje shqiptar brenda…

  4. Ky nuk din as te shtiret fare.Sa joshes eshte pushteti ani per kete qe e ka shfrytzua maksimalisht.Me pare qendron kurva pa k.r se luli pa pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *