• |
ide | kryesore

DETAJE/ Hetimi disa mujor që çoi në zbulimin e kufomës në Fier

Lajme, Të fundit



Hetimet që çuan në zbulimin e një kufome brenda një kanali në fshatin Daullas të Fierit kishin nisur prej muajsh, pas denoncimit të familjarëve për të afërm të zhdukur.

Bazuar në operacione operative të policisë, ka pasur dyshime se një person i denoncuar nga famlijarët si i zhdukur në muajin qershor të vitit të kaluar mund të ishte vrarë.

Hetimet kanë siguruar të dhëna për vendndodhjen e mundshme të kufomës së një personi të zhdukur rreth 9 muaj më parë, që mendohet të jetë i seksit mashkull, rreth 34-35 vjeç.

Mësohet se gjatë dy ditëve të fundit janë shoqëruar persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen si edhe një person që mund të jetë i përfshirë në të.

Eshtrat gjendeshin të mbështjella me një batanije dhe brenda kanalit u gjet edhe një valixhe. Nga kqyrja paraprake dyshohet se viktima është qëlluar me mjete prerëse dhe trupi mund te jetë gjymtuar. Eshtrat janë gjetur në disa pjesë të kanalit dhe tashmë pritet qe policia të dalë edhe në versionin e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *