• |
ide | kryesore

E PLOTE/ Zbardhen replikat Basha – Imami në mbledhjen e kryesisë dhe pas saj

Kryesore, Lajme

5 muaj nga ajo mbledhje kryesi e shtatorit 2017 ku nuk munguan tonet e larta dhe akuzat për dhunë fizike (sherri Jemin Gjana – Valbona Mezini) kupola e selisë blu u mblodh sërish pasditen e së enjtes. Ndonëse jo me tensionin e mbledhjes së fundit kur ishin të nxehta debatet dhe përplasjet pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit dhe rikonfirmim të Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike sërish nuk munduan debatet.

Kritikat më të forta këtë herë i ka bërë anëtari i kryesisë Arben Imami të cilin Basha e kishte propozuar për të qenë pjesë e grupit të punës që do të mbledhë propozimet për ndryshime në statut. Imami e refuzoi detyrën pa e kursyer ironinë dhe thumbimet.


“Nuk jam për grup pune. Vendos dikë tjetër në vendin tim. Jam kundër mbledhjes së Kuvendit pa u thirrur Këshilli Kombëtar. Nuk kuptoj pse duhet te bëjmë Kongres të parakohshëm. Nuk jam dakord me këtë nxitim, sepse nuk kuptoj shkaqet. Pasi në mbledhjen e fundit u fol vetëm për analizë. Nuk zgjidhen gjërat në mënyrë mekanike, e as me grupe pune. Fjalët i ke të bukura por të mungojnë veprat. Duhet frymë jo duke na futur në grupe pune” – ishin disa nga fjalët e Imamit në mbledhje.

Ishte e menjëheshme replika e Bashës.

“Vlerësoj frymën e diskutimit tuaj. Them Kuvend i Parakohshëm, që në fakt duhet te ishte në shtator? Pyete si do te krijohet hapësira ku çdokush të ketë kushtet për të kontribuar dhe jo thjesht bashkim mekanik. Ky bashkim duhet të ndodhë përmes një mekanizmi që çdokush të vlerësohet sipas meritës. Unë jam angazhuar që këtë t’i paraqes Kuvendit. Statuti është kompetencë e Kuvendit. Dhe sigurisht ju ftoj ta konsideroni praninë tuaj në këtë grup, për zërin tuaj kritik të muajve të fundit dhe do të keni garancinë absolute që procesi të mos jetë formal. Ju garantoj për vullnetin tim të plotë për të krijuar kushte reale dhe jo formale për një bashkëpunim sa më të frytshëm me këdo për të shkuar drejt modernizimit dhe transformimit te partisë” – iu përgjigj kreu i PD-së.

“Vendosni dikë nga ata që ka pasur propozime. Kapaciteti im nuk është për grup pune. Ndoshta është vetëvlerësim i lartë, por do ta ruaj këtë” – mësohet të jetë përgjigjur Imami jo ma ironi.

“Ky nuk është grup për ndryshime statutore, por është grup politik me përvojën e duhur për të mbledhur opinionet, propozimet e të gjithëve. Nëse nuk hidhet ky hap, nuk mund të nisë asnjë proces” – mësohet të ketë thënë Basha.

Pjesë të këtij grupi pune, lideri demokrat propozoi edhe nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, sekretarët Enno Bozdo, Fatbardh Kadilli.

Pas mbledhjes Imami ka konfirmuar për gazetarët që prisnin jashtë replikat në kryesi me Bashën duke akuzuar se po shkelet statusi dhe se PD po shkon në rrënim të vazhdueshme.

“Që pas zgjedhjeve në sondazhet e zgjedhjeve kryetari i PD dhe partia janë në rënie të vazhdueshme. Unë nuk jam as i afruar dhe as i larguar nga PD dhe nuk përfaqësoj askënd. Këtu janë plot njerëz të tjerë që kanë folur, që kanë qenë kritik dhe duhet të përfshihen në një diskutim të thellë , të hapur e transparent. Diskutimi bëhet vetëm në parti. Nuk mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD, pa u thirrur më parë Këshilli.

Bëmë një mbledhje para disa muajsh po këtu, dy çështjet kryesore ishin respektimi i statutit dhe bashkimi. Statuti s’është respektuar se nisi një proces pa kaluar në këshillin kombëtar, bashkimi, ky Kongres apo Kuvend do çoje në asgjë më shumë se formalizimi dhe legalizimi i mosbashkimit nëse kjo çështje do trajtohet në mënyrë burokratike”- u shpreh Imami.

Ka folur për gazetarët edhe kryetari Basha që garantoi se reformimi i PD-së do të jetë transparent.

“Diskutimi ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm. Padyshim që ka mendime kritike, por pa i rrahur mendimet s’mund të shkohet në vendime që përfaqësojnë konsensusin e të gjithë anëtarëve te kryesisë. Kryesia ka miratuar vendime që do i japin mundësinë çdo demokrati të kontribuojë në këtë proces, dhe unë personalisht do të garantoj që ky të mos jetë një proces formal, por të jetë i vërtetë i bashkimit të të gjitha kontributeve dhe ideve për këtë platformë, për këtë transformim të PD që do i paraprijë transformimit që presin shqiptarët” – tha Basha.

Kryesia e PD vendosi që Kuvendi Kombëtar i PD-së të mblidhet në 28 dhe 29 prill. ©LAPSI.al

5 Comments

  1. Që një parti politike të jetë e besueshme në misionin e saj, për çdo problem të përmasave të mëdha e shqetësuese, siç ishin rezultatet e zgjedhjeve të fundit, debati duhet të fillojë nga baza, për të shkuar më vonë tek kryesia e saj.
    PD mesa është deklaruar, e ka bërë analizën e saj në bazat e tani po e çon në forumet udhëheqese.
    E shoh hapur si një dukuri tepër negative qëndrimin e disa kundërshtarëve të z.Basha, që në vënd të meren me shkaqet kryesore që sollën humbjen e PD në zgjedhjet e fundit, e që padyshim ishte kriminalizimi i shtetit shqiptar nga qeveria aktuale, skandalet e mëdha të kanabisit e tash të kokainës, dhe përdorimin e parave të pista të drogës për të krijuar një shumicë fiktive, e personalizojnë problemin tek një njeri, e ky na qenka Lulzim Basha.
    Nuk ka shqiptar që të mos ta dijë, se fatkeqësisht, kësaj mazhorance i doli në krah një pjesë e dipllomacisë ndërkombëtare, që e injoroi pothuajse fare faktin se kjo qeveri e ktheu Shqipërinë në vendin rekordmen të drogës. Ndodhi kjo për politika strategjike që kanë të bëjnë me stabilitetin e Ballkanit të trazuar, apo nga rrjeshtime aleancash partiake të majta, kjo është një çështje që ha një diskutim tjetër. Nuk ka sepse të injorohet fakti se si në BE, ashtu edhe në SHBA, ka përplasje të dukëshme midis politikave të majta liberale e politikave konservative që kanë prioritet interesat nacionale, e shteti i vogël ballkanik, Shqipëria, e ka tërësisht të pamundur që ti qëndrojë larg kësaj përplasje. Nuk ka sepse me hipokrizi ti kalojmë në heshtje këto realitete.
    Ajo që bie në sy në disa ish antarë të kryesisë së PD, që normalisht sëbashku me liderin e saj, z.Berisha, duhej të jepnin dorheqjen nga detyrat e tyre, pas humbjes së 2013-tës, në vënd që të kërkojnë analizën e humbjes së mëparëshme kur ishin vetë në pushtet, po ja kërkojnë tani llogarinë për humbjen e PD në opozitë, një njeriu të vetëm, Bashës.
    Është jashtë çdo llogjike normale që ata që dolën humbës duke pasur pushtetin, ti kërkojnë llogari liderit të zgjedhur që në kushtet e një qeverisje agresive ndaj opozitës, kishte edhe sulmet nga kolegë të tij, me pretendimin se pse të jetë ai lider e të mos jem unë.
    Ështe tërësisht e vërtetë se pas keqqeverisjes së Ramës në mandatin e parë, elektorati shqiptar, duke përfshirë edhe të zhgënjyerit që e kishin votuar më parë Edi Ramën, dp të duhej të votonin për PD.
    Padyshim se shkaqet kryesore të humbjes, ishin ato që përmenda më sipër, por më duket se një rol jo fort të vogël luajti në këtë humbje, edhe opozita e opozitës e përbërë si nga e majta ekstremiste, ashtu edhe qejfmbetësit për ofiqe në PD.
    A kanë bërë gabime edhe lideri i PD apo partitë e tjera të opozitës në strategjinë e tyre opozitare ?
    Do të ishte naive që ta mohosh se nuk ka njerëz të pagabueshëm.
    Por ka gabime të diktuara edhe nga situatat, ka edhe faje të bëra me ndërgjegje me motive karrieriste egoiste.

  2. Se sa e do Imami PD-ne kete e kemi pare ne 1997, kur u vesh si ushtarak grek maje tanksit….. Nuk harrohen shfaqje te tilla

  3. Jemi popull i vecante,na ka lene tradite Enver Hoxha e vazhduan Sali Berisha e deri ne nje mase Fatos Nano ne te njejtet binare e tani kemi Ramen,lidere partiak me devizen partia jam une .Lidere te gjithefuqishem ,te pagabueshem ku institucionet e organet partiake sherbejne vetem si dekor dhe per te aplauduar,derisa per qendrime e vendime liderit i duhen nivelet udheheqese vetem per miratim dhe si autoparlante.Te gjithe anetaresia eshte aty per liderin nuk ka mendim ndryshe se lere me kundershtime.Kjo menyre e udheheqejes automatikisht aplikohet edhe ne qeverisje tek njera apo tjetra parti.DUke shfrytezuiar kete Berisha i la kopil PD-se nje njeri te paafte dhe pa parime e autoritet.Kete e beri me qellim qe te ruante oreolin e liderit madh dhe te pazavendsueshem,bazuar edhe ne pervojen e liderit historik te PS-se i cili pas terheqjes humbi oreolin dhe mbeti pothuajse rrugeve.Berisha nuk mendoi per ardhmerine e PD-se por per veten e tij duke zgjedhur nje maronete per lider edhepse e dinte se me kete poltron i cili do mbronte politiken qe pesoj katastrofe elektorale ne zgjedhje e vitit 2013 nuk do fitonte kurre zgjedhje.Nje lider partiak i cili do posedonte vlera ,dinjitet dhe autoritet do shkeputej menjehere nga politika qe deshtoi dhe humbi ne menyre ekzemplare.me sa ringjalle i vdekuri aq ka mundesi te ringritet politika e Sali Berishes

  4. abc,
    me pelqen komenti yt, urime!
    Me ngjalle nostalgine e shkuar.
    Sapo lexova paragrafin e pare me kujtove citatin qe e lexoje ne c’do hyrje qyteti, lokaliteti dhe qender fshati;
    “C’DON POPULLI BEN PARTIA C’DON PARTIA BEN POPULLI”
    Me qe ra fjala, nga cili fshat je ti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu