• |
ide | kryesore

“Është hipokrizi” Albana Osmanit i refuzojnë bluzat e fushatës “Ti je një luledielli”

Lajme, Të fundit



Prezantuesja e Top Channel, Albana Osmani ishte në Kosovë këtë 8 Mars, për t’i veshur edhe deputetët kosovarë me bluzat e fushatës së saj “Ti je një luledielli”.

Por ndryshe nga sa priste prezantuesja e Top Channel, ka pasur në atë parlament që nismën e saj e kanë refuzuar madje e kanë quajtur një hipokrizi.

Ishin përfaqësuesit e Vetëvendosjes që refuzuan t’i bashkohen deputetëve të tjerë për të veshur bluzat e fushatës së nisur nga “shoëgirl”.
Pasi ka parë foton në grup që ka bërë Albana Osmani me deputetët e tjerë, Albulena Haxhiu e “Vetëvendosjes”, tha se në Kosovë janë të shumtë fëmijët që po vdesin nga kushtet jo të mira që po i jep shteti. Ajo tha se fotografimi i deputetëve dhe i vetë kryetarit Veseli për ketë fushatë është hipokrizi. Sipas saj shteti nuk ka bërë asgjë për mbrojtjen e fëmijëve.

“Edhe në këtë seancë pati hipokrizi. Ne uruam për 8 Mars por si duket kryetari ka harruar se janë fyer edhe gratë deputete. Dhe tash nuk e di si po dilni në mbrojtje të kësaj. Hipokrizi tjetër ishte kjo fushatë dhe ju dilni para mediave në ketë mënyrë. Sepse sot po vdesin fëmijët nga gjendja e mjerueshme si në shëndetësi edhe forma tjera. Andaj kjo ishte arsyeja pse nuk ju bashkuam kësaj ‘kampanje’ në fotografi”, tha Haxhiu.

Në Tiranë, fushata e Albana Osmanit ka gjetur mbështetjen e socialistëve, që bluzat me luledielli i veshën edhe në parlament, ditën kur do të votohej Arta Marku.

Nga të parë që u shpreh i shqetësuar për fëmijët e sëmurë, ishte Saimir Tahiri. Ndërsa ishte ende ministër ai u fotografua me vajzat e fushatës brenda në zyrën e tij në Ministrinë e Brendshme. Veshjen me bluzat e fushatës “Ti je një luledielli” dhe efektet e tjerë të propagandës, Saimir Tahiri i përdori deri ditën që i plasi skandali i bandës së Habiljave.



4 Comments

  1. kur kan par monstren e gogolin rama me krymbin e qenefit tahiri jo grat e deputetet por dhe derrat tmerrohen.me siguri albana osmani keto veshje i ka pas me kokain ngjyer.reklam me ramen e tahirin ne kosov te besh esht si te marresh millosheviq e popoviq bashk.dihet veseli e thaqi jan pjell e njejt stalini si rama e tahiri.

  2. jo moj jo ti ke hargjuar parat e kanabisit te tahirit e kokaines se edi rames,si nuk ke turp me njerz trafikant ti na ben fushat per femij.

  3. Me plot gojen kjo zhgarravina mund te quhet nje “Lule e Vyshkur” jo lule dielli. Se nga i vjen rrezja e diellit kesaj zhgarravine vetem ajo mund ta thote….. pacavure nje promovim i tille

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *