• |
ide | kryesore

Gazetari Hoxha: Ekuadori baza ku shqiptarët porosisin drogën, një verior është kontakti

Lajme, Të fundit
artan-hoxha-1-420x228-415x260-1.jpg



Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të dhëna të rëndësishme mbi lidhjet e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe vendeve latine duke komentuar kapjen e 613 kg kokainë në Durrës. I ftuar në studion në rubrikën “Opinion” në News 24, Hoxha ka komentuar masën e sigurisë së kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sot për Arbër Çekaj.

Gazetari u shpreh se Çekaj është një individ i rëndësishëm përderisa i është besuar një ngarkesë kaq e madhe. Sipas tij një person nga veriu është si pikë lidhëse që bën të mundur kontaktet e shqiptareve me trafikantë nga Ekuador.

“Alarmet që po vinin nga Europa tashmë janë të provuara, ne nuk kemi të bëjmë më me celula të pa rëndësishme, tani kemi pjesën tonë të trafikimit të drogës në rrjetin ndërkombëtar. Ekuadori është baza ku shqiptarët porosisin drogën. Një person nga veriu është si pikë lidhëse që bën të mundur kontaktet e shqiptareve me trafikantë nga Ekuador,” – tha Hoxha.



3 Comments

  1. Ky kokemuti qe pretendon se di aq shume duket se eshte vete pjese e mafies se droges. Do is kete palluar mamin ndonje verior

  2. Te interesuarit ne prokurori per perhapjen e nje lajmi ne interest te “punes” ,e therresin,I japin nje cop information ne dore dhe I thone tja lexoje televizioneve. Ky eshte investigativi I leshit Artani !

  3. Deri para pak kohesh e kam besuar paksa, por tani jo me, me duket I kapur, por ne kte rast edhe shume krahinor, sepse nuk ka arsye te evidentoje se nga dyshon ky eshte trafikanti, a do ta bente kete po te ishte jugor? besoj se jo.
    Dhe prandaj mendoj se ne kete rast po i meshon jo pa qellim faktit qe qenka verior, gazetar shume tendencioz, qe sidomos kohet e fundit po e humbet ate status qe mund te kete pasur si i pa kapur ! Edhe per ato emisione ose informacione qe jipte deri para disa kohesh eshte per te dyshuar, se si ky person guxonte ti thonte pa i hyre gjemb ne kembe,ne realitetin e eger shqiptar.Po ashtu kur thote qe smarr rroge nga asnje boss mediash, athere si e siguron ky njeri i ardhur nga rrethet jeten qe ben ne Tirane, shume me te mire se koleget e tjere gazetare ?
    Mediat thjesht duhet ta neglizhojne deri ne injorim nje njeri te tille ! Duke mbajtur ane thjesht demton akoma me shume jo vetem gazetarine, por edhe mbron krimin, duke u bere keshtu edhe I rrezikshem !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *