• |
ide | kryesore

Kryetari i bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu sfidon Erion Veliajn

Lajme, Të fundit



Në mbjelljen e pemëve, Erion Veliajt duket se po i bën knkurencë Xhelal Mziu. Nismës së bashkisë së Kamzës për mbjelljen e pemëve i është bashkuar edhe “World Vision”. Në ditën e mësuesit u mbollën 70 pemë të llojit selvi ne Bathore.

Prej 23 shkurtit, kur Bashkia e Kamzës ndërmori nismën “Jepi jetë Kamzës – Dhuro një pemë” janë mbjellë plot 630 pemë.

Ky projekt në tërësinë e tij do të mundësojë mbjelljen e rreth 10 mijë pemëve dekorative në gjithë territorin e qytetit. Nisma për mbjelljen e pemëve dekorative në Kamëz fillon që nga viti 2007.

Nga viti 2007 e deri në fund të vitit 2017 janë regjistruar mbi 26 mijë pemë të mbjella në Kamëz, falë bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha institucionet që janë bërë partnere me nismën që Bashkia Kamzës ka pasur nga viti në vit për këtë qëllim.



4 Comments

  1. “Nisma për mbjelljen e pemëve dekorative në Kamëz fillon që nga viti 2007.”
    atëherë ku qëndron sfida që i paska bërë daullexhiu fiqaxhiut??
    pra i ven që sfidën ja paska bërë shitësi i fiqve këtij multi dipllomës!!pra mziu e ka filluar shumë para veliajt!!bile në kohën kur veliaj mund ta konkuronte vetëm me çmimin e fiqve!!

    1. Je tërësisht subjektiv e paragjykues o komentuesi i “anticesurës”.
      Llogjika e thjeshtë ta thotë të kundërtën e arsyetimit tënd .
      Mziu i Kamzës që ti e paragjykon si “daullexhi” e “multi dipllomë” se me këto nofka e sulmonte edhe “drogaxhiu” Rama, e “fiqaxhiu” Veliaj, paska filluar që të mbjellë pemë dekorative në Kamzë, qëkur Edi Rama i priste pemët e ngrinte kulla për ndërtimet e pronarëve të gazetave që i bënin fresk,
      Mendon se Mziu i paskej mbjellë pemët që në 2009-tën për të sfiduar Ramën apo fiqaxhiun ?

      1. o i paemër a e kupton atë që lexon??
        përse përsërit atë që them unë duke e quajtur si kundërshtim??

  2. U kap koment i përsëdytur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!

    « Mbrapsht
    jemi me të vërtetë fenomenalë!!
    nuk themi përsëritur,por përsëdytur!!
    në fillim thashë se shumonte përsëritjet,por për fat të keq shumonte budallallëkun e atij që e ka shpikur këtë “fjalë”!!
    sepse po të ishte e saktë duhej të kishim dhe përsëtretur e kështu me rradhë përsëpafundur,kur të mbaroheshin numrat!
    na mbytën idiotët!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *