• |
ide | kryesore

Mustafaj: Basha s’e bashkon dot PD-në, as analizën e humbjes nuk di ta bëjë

Lajme, Të fundit



Besnik Mustafaj ka folur lidhur me mbledhjen e Kryesisë së PD si dhe gjendjen aktuale të selisë blu. Mustafaj tha se mbështet tentativat për ngritjen e PD, por sipas tij Basha është i paaftë për ta bërë këtë. Ish-ministri shprehet në News 24 se kryedemokrati nuk mund të bëjë dot një analizë serioze dhe për të bashkuar kontribuuesit të djathtës.

“Kryetari mund ta caktojë vetë datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, pa pasur mundësinë të mbledhë Kryesinë.

Unë jam anëtar i PD dhe mbështes tentativat për ngritjen e PD. Basha mendoj se është i paaftë për të bërë një analizë serioze dhe për të krijuar instrumentet e duhura për të bashkuar kontribuuesit. Mendoj se nuk po tregon aftësitë e liderit. Basha e ngacmoi Patozin në mënyrë povokative. Unë nuk di që Bode dhe Patozi të ketë lidhje me Aqif Rakipin. Më pas Patozi u përgjigj ashpër. Besoj se të dy ekzagjeruan me replika.

Unë mendoj se ka hapësirë për të krijuar një parti të re, por varet se kush e krijon. Nëse i respekton njerëzit dhe i rri punës në kokë unë jam i bindur që njerëzit të ndjekin. Por me Facebook nuk bëhet partia, pasi e kanë provuar Genc Pollo e Ben Blushi dhe nuk ja kanë arritur. Lëvizja e Patozit nëse është për ego nuk prodhon gjë” tha Mustafaj.



4 Comments

  1. vetem ti e bashkon siq bashkove me fatos nanon kryeqytet te kosoves beogradin.me bythlepires se ti patozi e bregu esht vetem rama.qe bythen e bushatit lepin pasi dash peza ne treshe ti lavderoj.

  2. Kësaj i thonë se nuk e di ku më kruhet e ku më djeg.
    A nuk ishte ky farë Besniku i Berishës, ministër i jashtëm që në momentin më delikat për Kosovën dha dorheqjen duke thënë se “jam i lodhur” ?
    Nëse Basha sipas tij qënka “i pa aftë” për të bërë analiza, kush e ka penguar këtë zotëri që ti afrohej PD e të bënte “analizat” e tij ?
    O ju trima që doni të ikë Basha e të vini ju.
    Dilni në fushë të mejdanit e matini forcat tuaja me te, jo me vlerësime subjektive por me programe të kjarta politiko-ekonomike. Nuk kini këllqe për të bërë debat të hapur e dilni e ankoheni tek mediat socialiste se jua paska bërë me hile Lulzim Basha. E njejta histori edhe me Patozin e Imamin.
    Vetë bëjnë punë grupazhesh e kur ju thuhet të diskutojmë në grupe, nuk pranojnë as grupet e as kuvendin e PD.
    Mos doni të thërisni Edi Ramën e të urdhërojë ai se kush duhet të bëhet lider i PD ?

    1. Ato muter jane te gjithe po Basha eshte grope septike. Mjer ne qe do te shkerdhehemi nga regjimi i Rames se Basha nuk ka kurre shanc te fitoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *