• |
ide | kryesore

Ndalohet në Itali një anije me klandestinë kosovarë, në pranga dy skafistët

Lajme, Të fundit



Një anije me vela me emigrantë klandestinë është ndaluar gjatë mbrëmjes së të martës në brigjet e qytetit të Brindizit në Itali. Mes tyre emigrantë kurd dhe kosovarë. Roja bregdetare italiane informon se një anije me vela e mbushur me emigrantë klandestinë është pikasur në ujërat italiane rreth orës 20.00 të së martës, 6 mars 2018.

Anija ishte me flamur gjerman në ngjyrë blu me emrin “Nordster”.  Nën urdhërat e Policisë Financiare italiane anija është drejtuar më pas në Portin e Brindizit. Në të udhëtonin 48 emigrantë 30 burra, 6 gra e 12 fëmijë të shtetësisë kurde e kosovare.

Nën pranga janë vënë skafistët skipper V. S. 49 vjec S.H. di 44 vjec me kombësi ukrainases dhe shtetasi rus I.K. vjec. Akuza ndaj tyre është favorizim i emigracionit klandestinë e janë nën dispozicion të autoriteteve të drejtësisë italiane.

Shtetasit kurdë e kosovarë që po kërkonin të hynin në territorin italian janë shoqëruar në kampin e emigrantëve në komunën Restinco në provincën e Brindizit. Ky operacion u koordinua nga Agjensia Frontex dhe nga komanda e operacionit europian të sapo nisur“THEMIS 2018″ i cili ka si qëllim luftë kundër trafiqeve ilegale në brigjet italiane e europiane.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *