• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Në Ballkan po rritet ndërhyrja ruse

Lajme, Të fundit



Gjenerali amerikan në Evropë, Curtis Scaparrotti, ka paralajmëruar se rajoni i Ballkanit është duke u përballur me një presion në rritje të Rusisë dhe se Uashingtoni dhe NATO-ja duhet të bëjnë më shumë për të mbajtur larg këtë rajon nga destabilizimi. Scaparrotti i ka thënë Komitetit të Senatit sot se Shtetet e Bashkuara nuk kanë krijuar një përgjigje efektive për kërcënimet kibernetike të Rusisë.

Gjenerali, që udhëheq forcat ushtarake amerikane në Evopë dhe është komandat i forcave të NATO-s, është pyetur nga ligjëvënësit në Komitetin e Senatit për Shërbime të Armatosura, nëse ka rajone në Evropë, që po përballen me kërcënimin rus.

“Zona për të cilën jam i shqetësuar sot është Ballkani”, ka thënë ai.

“Rusia është duke punuar në Ballkan dhe ne në një far mënyre i kemi larguar sytë nga ajo zonë”.

“Ky është një rajon, në të cilin mund të kemi problem në të ardhmen”, ka thënë ai.

Scaparrotti po ashtu është pyetur se si është duke u përgjigjur SHBA-ja ndaj aktivitetit kibernetik të Rusisë, për të cilin Inteligjenca amerikane ka thënë se është rritur dukshëm në vitet e fundit.

“Nuk besoj se ka pasur ndonjë përgjigje efektive”, u ka thënë ai senatorëve.

Hakerët e mbështetur nga shteti supozohet se kanë qenë të përfshirë në sulmet në Ukrainë dhe zyrtarët amerikanë kanë akuzuar disa agjenci ruse për ndërhyrje në fushatën presidenciale amerikane dhe sisitemin zgjedhor në vitet e fundit, përcjell REL.

Zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë akuzat.

I nominuari kryesor për të udhëhequr Komandën Kibernetike amerikane, gjenerali, Paul Nakasone, ka thënë para Komitetit të Senatit javën e kaluar, se Shtetet e Bashkuara duhet që patjetër të vendosin çmime për “kundërshtarët” online, në mënyrë që t’i ndalojë aktivitetet e tyre.

Komentet e tij janë përcjellë me deklarata edhe më të ashpra të personit të cilin do ta zëvëndësojë Nakasone, adimiralit Mike Rogers, i cili ka thënë se Kremlini beson se “duhet të paguajë shumë pak” për aktivitetin e saj kibernetik.



2 Comments

  1. a kemi nevoje te thellohemi cfar ne fakt po veprojme ,dobit dhe pasojat a me shum kemi dobi apo dem nga ajo qe ne po flasim dhe veprojme thotë:

    fjala e fundit e teknologjis ,po i sherben fjales se fundit te interesit ,duke u fryre nga egoja pushtetit parase per dominim dhe kontroll mbi boten ,i ka vene gjith ne rralle se kush te dale i pari dhe kush te perfitojne me shume duke u bere objekt ,sulmi te dobetit varferit ,pamundurit,por a jon kjo kategori njerzore ,qe ua plotesojne interesin ketyre zoterive ,jo kurre sikur pasurit e gjith tokes nje njeriu ti jepen ,ai perseri nuk ngopet,sepse ky eshte natyralitet krijimi,po per ka miliarda banor sa jemi nuk mjafton as gjithesia,sa mire e disiplinoj ,e disiplinoj krijuesi gjithesise qe permes drejtesise hakut ,vlerave meshires bindjes qartesise drejtesise shpreses ,qe njeriu te bindet qe paqa begatia lumturia harmonia begatia, qetesia deshirat permbushen vetem permes te vertetes dhe njerzit ndjehen te qet qarte sigurt dhe lumtur,sepse zoti mallrishem ,furrnizon dhe kenaqe qeteson qarteson gjene me te mrekullueshme te njeriut qe ka perjetesin ,jo stomakun qe nuk ngopet kurr por i perket vetem kesaje bote,afa tshkurter vall a kemi nevoje ti kuptojme dhe bindemi ne mrekulli dhe te largohemi gjith nga padrejtesia e cila nuk ka asnje dobi ,po si mund te largohemi duke konfirmuar sejcili veten i pari me mendime fjale dhe vepra te mira,behuni te drejte se nga drejtesia perfitoni me shum se padrejtesia ,planifikimi veprimit sipas interesit imponohet tek i dobti ,te fuse gjithcka ne ankandin e interesit duke shkaktuar konflikte interesi ,nje lemsh te pamenaxhueshem dhe kontrollueshem nuk eshte ceshtja vetem fjala por hyn ne loje veprimi por kostot i prek cdo gjalles duke ulur gjithnje imunitetin gjallerues por ne ne saje te dobive qe ato japin kemi ekzistencen ,ja qe demi i padrejtesise eshte i pa kontrolluar dhe paimagjinueshem ne cdo pikpamje ku ne cdo moment rrit ndjeshmerin e drejtesise hakut ne cdo planifikim te organizimit dhe menaxhimit te jetes ne toke me cilesore pa asgje mangut e ka qartesuar vec krijuesi gjithesise me respekt nese dikush vlerson

  2. koha po qarteson se kur ,ekujliber per boten quhet forca ,dhe pazari interesit ,bota i ka ditet e numruara ,sepse ,jane nje sere faktoresh qe askujt nuk i perbushin interesit ,por vecse do kemi rritje antivlere dhe kundra produktiviteti per te gjith ose e thene qarte padrejtesia reflekton ne zhvillimin e vet gjith fuqin e saje ,si ne pergjithesi si ne detaje ne vecanti si ka emrin ka rendimenti si fjala padrejtesi qe rendimenti nuk eshte drejtesi ,sepse nese dikush e pretendon te tille le ti thoj dikush a te pelqen te vras menjeher thot e dua jeten ,eshte normale per te gjith eshte natyralitet,jan ligje krijimi u krijuam te tille per kuptime dhe rragime te tilla,,po ashtu urrejtja nuk eshte dashuri fryti urrejtjes nuk shkaton dobi ,por dem te paimagjinueshem keshtu eshte cdo detaj,kur veprohet padrejtesia ,padrejtesia eshte kazma qe rrenon vlerat,dhe vetveten , ky koment behet per studiuesit e thelle qe kerkone planifikime dhe zgjillje te sigurta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *