• |
ide | kryesore

PD u mbështet me miliona nga Rusia? Basha flet për kontratat e lobimit

Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është përgjigjur për shkrimin e publikuar nga revista amerikane “Mother Jones” e cila hidhte dyshime se paratë me të cilat u paguan lobuesit në SHBA vinin nga kompani të regjistruara në parajsat fiskale pas së cilave qëndrojnë shtetas rusë.

“Çështja e lobimit të PD është hapur në 14 nëntor kur lobuesi ynë amerikan bëri deklarimin në Thesarin e SHBA. Ne u kemi paguar lobuesve në SHBA vetëm 125 mijë dollarë. Pagesat janë bërë dy herë nga 50 mijë dhe një herë 25 mijë dollarë” – tha Basha në Opinion në Tv Klan që tha se shkrimi në “Mother Jones” është i paguar nga Rama.

“Mother Jones” është një gazetë ekstremiste e majtë e cila ka pasur në qendër të vëmendjes Romny dhe Traump në të kaluarën e cila financohet me miliona dollarë nga Soros. PD i ka deklaruar publikisht të gjitha fondet. Janë paguar vetëm 125 mijë dollarë. Këto janë në faqen e KQZ-së për dy kompani në një periudhë 3 apo 4 mujore.

“Mother Jones” thotë që ka marrë 650 mijë dollarë? Ne kemi paguar vetëm 125 mijë dollarë, nuk kemi bërë asnjë pagesë 500 mijë dollarëshe. PD ka deklaruar ato që ka shpenzuar dhe ka shpenzuar ato që ka deklaruar. Shkrimi është i mbushur me insinuata” – tha Basha. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. turp me parat e popullit shkojne e paguaj per te mashtruar popullin ,dikush me lobime dikush me thase miell genjejne popullin shqiptare ,qe ky popull te pranojne ligjerisht ,qe eshte skllav si ne lashtesi mes pazaresh e klanesh ne 1 shekull pa te drejta cfar ben keto pasi moren te drejten e pushtetit grabiten pronat kan te drejten te japin pasurit kombetare tjereve kan te drejten te na zhysin ne borxhe dhe mbysin ne taksa dhe na fusin gjitheve ne burgje sepse kur ndalon punen rrit taksen frenon zhvillimin ,grabit te drejtat njeriu don te jetoje por kan lene hapur tre rruge 1 depresionit qe perfundon ne spital dhe varr 2 krimit dhe burgut 3 migracionit dhe boshatisjes vendit per tu grabitur nga popullsi tjera ,keto jan ullheqesit qe ne na perfaqsojne, zgjohu shqiptare dhe reflekto se ky se ka emrin shtet por keta jane pushtues te perkrahur nga pushtuesit dhe klanet historike ,mos shikoni fjalet qe flasin por punen qe bejne ku me te mall kan damin se dobit ndaj nesh ky eshte mendimi im duke vlersuar zhvillimet 1 shekullore ,koh pas kohe

  2. keta ,nuk meritojne jo ti kemi ullheqes nenshtetas apo bashkombas por as si turist te mos i lejonim te hynin ne vendin tone se perseri do ishin te rrezikeshem per ne

  3. Revista amerikane e financuar nga Sorosi, e ka bërë fare të pabesueshme akuzën e saj, kur pa asnjë fakt pretendon se opozita demokratike e Shqipërisë, qenka financuar nga Rusia.
    Mjafton kjo marrëzi, për të kuptuar gjithë mashtrimin.
    Nuk ka asnjë demokrat apo të djathtë shqiptar që të ketë shprehur qoftë edhe ndonjë simpati apo mbështetje të politikave ruse në Ballkan, përkundrazi është e majta shqiptare pjellë e komunizmit ruso-serb, e kjo ështe e provuar e faktuar me dokumenta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *