• |
ide | kryesore

Pogradec/ Kalimtarë shohin një kufomë në liqen, ndërhyjnë polumbarët

Arkiva



Një kufomë e gjinisë femër është parë nga disa banorë në ujërat e lumit që derdhen në liqenin e Pogradecit, pranë vendit të quajtur “Oktapodi”.

Policia njofton se viktima mund të jetë mbytur në lumë, dhe rrjedha e tij e ka çuar në liqen.

Mësohet se kërkimet për gjetjen e kufomës kanë nisur nga polumbarët.

Kufoma dyshohet se i përket një të moshuare që rezulton e humbur tri ditë më parë. Denoncimin për humbjen e të moshuarës e ka bere nipi në polici.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *