• |
ide | kryesore

Pronari i ish-universitetit Kristal del sot para gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë

Lajme, Të fundit



Pronari i ish-universitetit “Kristal” Ahmet Muça do të dalë para Gjykatës së Tiranës ditën e sotme, në ora 10:30 për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” që ka kërkuar prokuroria ndaj tij. Prokuroria e Tiranës e ka vënë atë në hetim për akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit. M

inistrisë së Arsimit, i është dërguar një kërkesë për informacion në lidhje me numrat e amzës të vendosura nga Muçaj në 4 diplomat e hetuara si të falsifikuara.

Po ashtu Ministrisë i është kërkuar informacion për numrat e protokollit dhe firmat e titullarëve në këto diploma të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale. Muçaj u prangos dy ditë më parë nga Policia e Tiranës për llogari të hetimit se edhe pas mbylljes së universitetit të tij ai lëshonte diploma kundrejt vlerës 2500 euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *