• |
ide | kryesore

Skandali/ Lindita Nikolla i fshehu prokurorisë diplomat false të Kristalit

Kryesore



Hetimet e prokurorisë ndaj pronarit të ish Universitetit “Kristal”, Ahmet Muçës kanë nxjerrë një skandal tjetër akoma më të madh se shitja e vetëm një diplome për 2500 euro nga ky person, 4 vjet pas mbylljes së universitetit.

Zbulimi implikon zyrtarë të lartë në Ministrinë e Arsimit që kanë fshehur diplomat e falsifikuara nga i njëjti universitet. Vetë Ministria e Arsimit pranoi se kishte zbuluar falsifikimin e diplomave të tjera nga Universiteti Kristal përgjatë kohës kur qytetarët kërkonin verifikimin e dokumentave që kishin marrë në këtë universitet.

“Në 86 raste të shqyrtuara pas kërkesave zyrtare, rezulton se asnjë prej tyre nuk është e vlefshme dhe nuk figuron në regjistrat që ministria disponon” thuhet në njoftimin e Ministrisë, pas arrestimit të Ahmet Muçës, që tentoi t’i shiste një vajze nga Laçi diplomën false për 2500 euro.

Por pyetja që ngrihet në këtë rast është se përse nuk i çoi në prokurori këto raste falsifikimi Lindita Nikolla?

Për 4 vjet dosjet e falsifikuara janë mbajtur në Ministrinë e Arsimit, megjithëse prokurorisë iu kërkua ndihmë për sekuestrimin e dosjeve nga Universiteti Kristal, por pas verifikimit ato u mbajtën në Ministri.

Lindita Nikolla asnjëherë nuk i ka mohuar deklaratat se ajo ka qenë e pajisur vetë me një diplomë të Universitetit Kristal, megjithëse është pyetur vazhdimisht nga opozita për këtë. Gjithsesi është e konfirmuar se bashkëshorti i saj ka punuar në këtë universitet si pedagog i jashtëm, para se Lindita Nikolla të bëhej ministre. Më poshtë pjesë nga deklarata e pasurisë së Nikollës për vitin 2012.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra



7 Comments

  1. e ka mbyll kristal rama e nikolla qe mos te dal e verteta se si e ka marr nikolla diplomen.me siguri ksaj burri ja ka dhen noten 11 dhe falas.burg,burg burg ram e nikoll se na bet hor.

  2. Po ku di gje shoqja Lenka!! Lereni shoqen Lenka rehat – ajo c’ti thone ben; qesh kur do qeshur e qan kur do qare

  3. Ore nuk ka faj ajo Lindita e shkrete, e c’fare eshte ajo ne fund te fundit? Nje cope maloke nga Mirdita qe Ed Rama e ben Ministre Arsimi! Ajo as per drejtore konvikti nuk ka tru…Fiks eksperienca e Lenka Cukos dikurshme!

  4. Tani duhet të fillojë kontrolli e Vetingu i dipllomave.
    Nëse ministrja e arsimit të Ramës na dilka me dipllomë Kristali, sa deputetë, ministra, drejtorë e madhorë të tjerë të kësaj qeverie e kanë marë me 2500 euro dipllomën ?
    Se mos diplloma e Edi Ramës mund të konsiderohet e rregullt.
    Dihet se ai gjysmën e kohës së studimeve në Institutin e Lartë të arteve e harxhonte me sport e turne nëpër botë., një pjesë nëpër kinematë e Tiranës, e një pjesë me dëfrime me shokët. Pedagogët shokë të babait, Kristaqit, i vinin notat sikur të ishte student i rregullt.
    Kulmi i abuzimit ishte që ky student gjysmak me ndihmën e babait na u bë sapo mori dipllomën, pedagog në shkollën ku nga katër vite kishte frekuentuar apo jo gjysmën e leksioneve si student.
    Pikërisht ky njeri me shkollë gjysmake e dipllomë fallse, tani si kryeministër na shitet si piktor, e më keq akoma si “reformator” i arsimit të lartë në Shqipëri.
    Po ky kryeminister që e mbushi kuvendin e qeverinë me njerëz nga bota e krimit dhe i dha Shqipërisë namin e kampiones së kanabisit e trafikut edhe të kokainës, rreh gjoksin se do të reformojë drejtësinë.

    1. po ramen nuk e morri zbori pra te shkoi ushtar ,e shpallen i pa aft.ne basketboll babai vrases i havzi neles kristaq rama me dhun e regjistroi,paramendo qe 2 vite shkoll e lart si i kreu ky monster njeri .o kaluese i jepte profesori o internim be spaq.

  5. S’ju ndane hallet kesaj ministres,heren e pare e akuzonin per mitmarje ne bashkepunim me bodigardin e saj dhe nje drejtor te DAR-it ,pastaj per vilen shumemilioneshe ,tani per diplomat e Kristalit.Mos ja futni kot,ajo eshte me e suksesshmja -pas Saimir Tahirit.Dhe salcen e asaj studentes s’e kishte hak.

  6. po ramen nuk e morri zbori pra te shkoi ushtar ,e shpallen i pa aft.ne basketboll babai vrases i havzi neles kristaq rama me dhun e regjistroi,paramendo qe 2 vite shkoll e lart si i kreu ky monster njeri .o kaluese i jepte profesori o internim be spaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *