• |
ide | kryesore

7 vite burg shqiptarit Martin Shkreli, “njeriut më të urryer në Amerikë”

Lajme, Të fundit



Edhe pse i penduar dhe me lot në sy, Gjykata Federale në Booklyn të Nju Jorkut vendosi 7 vite burg për shqiptarin Martin Shkreli, që u bë i njohur pasi rriti me 5000% çmimin e një ilaçi kundër sëmundjes HIV-AIDS.

Shkreli u dënua me 7 vite burg pasi akuzohet për mashtrim të investitorëve në bizneset e tij. Prokuroria akuzon shkrelin se ka mashtruar investitorët duke i thënë se ishte drejtues ekzekutiv i një kompanie farmaceutike, kur në fakt drejtonte një tjetër, konkretisht “Pharma Bro”.

Edhe pse avokati i shqiptarit kërkoi ulje të dënimit pasi argumentoi se Shkreli vuan nga depresioni dhe çrregullime ankthi, gjykata dha 7 vite burg.

Pasi rriti çmimin e ilaçit kundër HIV-AIDS, Shkreli u bë i njohur si “Njeriu më i urryer në Amerikë”.

©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. Po pra, mori 380 milione dollare nga investitoret , dhe ne fund 7 vjet. Shkon ne Apel dhe e mbyll me 4 vjet. Gjykata ne Shqiperi do ti kishte dhene 200 vjet burg ose do ta nxirrte te pafajeshme , por asnjehere 7 vjet. Shqiperia eshte me lart se Amerika edhe ne sistemin e drejtesise.

    1. Ne fakt investitoret nuk i humben leket sepse ai ua ktheu me fitim nga aksionet e kompanise farmaceutike. Denimi ishte me shume simbolik per te thene se pavaresisht faktit qe investitoret nuk humben lek, ajo qe beri ishte gjithesesi e paligjshme. Por nuk meritonte denimin maksimal sepse edhe demi nuk ishte i atyre permasave. Gjykata amerikane u tregua e zgjuar dhe e drejte ne kete rast. Gjykatat shqiptare jane me shume emotive, komuniste, ose te korruptuara. Marrin vendime ekstreme edhe kur duhet te jene me metodik dhe pozitiv. Ne fund te dites Shkreli ka edhe shume gjera te mira me te cilat mund te kontribuoje, por me pare duhet te kuptoje mesimin qe i dha jeta dhe gjykata e zgjuar qe ja dha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *