• |
ide | kryesore

Demi Lovato tregon për incidentin,’Doja ta vrisja atë’

Paparazzi, Slider



Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën Billboard, Demi Lovato ka treguar se si mbrëmja e saj në Met Gala 2016 u prish nga një personazh i njohur.

“Isha tek Met Gala në vitin 2016 dhe ishte kjo [personazhi], të cilës nuk dua t’ja përmend as emrin. Gjatë mbrëmjes po sillej shumë keq dhe bënte sikur e gjithë bota po i rrotullohej”, – tregon Demi.

“Sjellja e saj ishte aq e keqe sa fillova të mos ndihesha rehat dhe fillova të kërkoja për të pirë!”, – rrëfen këngëtarja, e cila në atë periudhë ishte nën kujdesin e mjekëve pasi kishte varësi ndaj alkoolit. “Në vend që të shkoja në bar kontaktova me menaxherin tim, i cili më çoi menjëherë në strehën e alkoolistëve dhe aty mora veten.

Lovato nuk shënjestroi dikë konkretisht, por ngjarja ndodhi menjëherë pas “sherrit” që ajo pati me Nicki Minaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *