• |
ide | kryesore

Investigimi i “Mother Jones”/ Sa kanë paguar rusët për Bashën në ShBA?

Arkiva, Kryesore

Që prej të martës së shkuar, kur revista amerikane “Mother Jones” publikoi një investigim mbi mënyrën e pagesave për lobim që ka derdhur partia më e madhe e opozitës në Amerikë (675 mijë USD), në Tiranë ka shpërthyer një debat i madh politik. Lulzim Basha po përshkruhet si një njeri që po paguhet nga Kremlini për të nxirë imazhin e Shqipërisë dhe për të mbajtur ndezur mollën e sherrit mes lindjes dhe Perëndimit. Nga ana tjetër kreu i PD, i ka quajtur këto akuza si të sponsorizuara nga Edi Rama në një media që financohet nga Sorosi dhe për të hequr vëmendjen nga skandalet maramendëse të kapjes së kokainës.

Por nëse demokratët u mjaftuan me zhvlerësimin e medias që botoi investigimin si një revistë e dorës së dytë dhe e paguar për të shkruajtur këto shpifje që meritojnë të vlerësohen në gjykatë, debate mori një tjetër ngjyrim kur këto të dhëna i publikoi e edhe Nev York Times dhe më pas edhe Zëri i Amerikës në Shqip.

Pyetja që u shtrua qe: A kemi të bëjmë me një skandal që i kalon kufijtë e vegjël të Shqipërisë?

Artikulli i “Mother Jones” ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me bazë në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë. “Biniatta Trade LP” ishte një nga pagueset e shumës 675 mijë euroshe që i ishin derdhur për llogari të PD-së, firmmës lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’.

Sipas deklarimeve të vetë firmës lobuese ajo i ka marrë pagesat në tre këste gjatë vitit 2017. Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Pra sikurse shikohet nga këto të dhëna, më problematikja për aferën ruse del pagesa e parë e kryer nga ‘Biniatta Trade LP”, e cila rezulton e regjistruar në Edinburg të Skocisë dhe është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë – një shtet i Amerikës Qendrore, i njohur si parajsë fiskale. Sipas investigimit të revistës “Mother Jones”, “Biniatta Trade LP” është një partneritet i krijuar nga dy kompani: Asverro Corp dhe Liminez Commerce, për të cilat “nuk ka të dhëna publike për ndonjë aktivitet tregtar”. Pas këtyre dy kompanive, sipas “Mother Jones”, qëndrojnë dy shoqëri të tjera të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar, “Babyonica” dhe “KF Global Management”, aksionet e të cilave zotërohen në masën 75 për qind nga dy shtetas rus, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev.

Pikërisht emrat e këtyre dy shtetasve rusë e ka bërë partinë socialiste që të deklarojë se kundërshtarët e saj poolitikë “po bashkëpunojnë me forca që nuk janë dashamirëse ndaj ëndrës së Shqipërisë Europiane”. Ndërsa vetë PD ka këmbëngulur se nuk ka patur e nuk ka asnjë lidhje direkte apo indirekte me individë apo kompani ruse”.
©Lapsi.al

15 Comments

  1. edhe alien te qendrojn pas kesaj firme qfar faji ka basha.ai ka kontaktuar nje firm skoceze.e dyta rama caktoi sajmir tahirin minister te brendshem kur e dinte se si vet ai eshte konsunues kokaine,dhe se merret me skafe e trafikim kanabisi,se bashku me habiljat.ne rast se bushat don te jesh pa opozit pse nuk shkon edhe ti ne ps dhe bejeni :
    PARTI ENVER HEC NA DHJEJ EDHE NJE HER.o e shifni se prap hengret mut si me rastin e europoreter qe i kerkoi lulzim bashes falje.

  2. Kush eshte qytetar i Sarandes, duhet te shkruaj per nje palaco qe drejton ujesjellesin e qytetit. Shime leshi, beri prove duke lene qytetaret pa uje tre dite per te pare se sa durojne. Turp per nje zemer zi me shume se qymiri nga vjen. Shporru edepsez., megjithe ata qe ke rrotull vetes.

  3. Vetem se Bushat ne parashtrimin tend ti fsheh nje gjysem te vertete. Edhe zeri i amerikes sebashku me New York Times jane te financuara dhe ndikuara nga Sorosi…

  4. Ka mbi dy dekada që multimiliarderi i majtë Georg Soros lobon duke derdhur miliona euro për të ashtuquajturën “Shoqëri e hapur” ku përfshihen me qindra OJQ e media “të pamvarura” majtiste.
    Nuk e dijme se sa para ka derdhur Sorosi për media të fuqishme si CNN, New York Tims apo Vois of Amerika, por dijmë se këto media akoma po vazhdojnë fushatë elektorale kundër presidentit të SHBA, e bile me të njejtën akuzë, se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA.
    Nëse nisemi me llogjikën krahasuese të fakteve, i bie që Rusia paskej ndërhyre me sukses në SHBA për të sjell një administratë republikane të djathtë e në Shqipëri nuk i paskej ecur se ka fituar një kryeministër i majtë anti Trump.
    Duke shkuar m tej, dihet se në botë funksionojnë kompani private lobuese politike, që lobojnë me pagesë për të majtët e të djathtët.
    Kompani private britanike ishte edhe ajo e Toni Blair e bashkëshortes së tij, që përkundrejt pagesës së PS të Ramës, loboi për të majtën shqiptare.
    Nese kompani private lobuese britanike apo anerikane, “financoheshkan” nga rusët apo nga para të dyshimta, mos qenka kjo detyre e opozitës shqiptare që ti zbulojë e ndëshkojë ?
    Nese PD do të ishte në pushtet, edhe mund ti kërkohej llogari për këtë, por përgjegjësinë për ndërhyrjen ruse e ka pasur administrata e mëparëshme amerikane e administrata socialiste shqiptare që është në pushtet që prej 5 vitesh. Sigurisht që përgjegjesi ka edhe qeveria britanike që paskej lënë pa hetuar e ndëshkuar, kompani të lidhura me rusët.
    Ajo që është tërësisht kontradiktore në këtë shkrim të Bushatit, është fakti se ai e ka “dërmuar” me akuza Edi Ramën, njëlloj si opozita, e kur del në mes ndërhyrja e Sorosit, i del në mbrojtje Ramës.
    Pra miqësia e Sorosit me Ramën qenka e mirë e Rama qenka i keq. ????????

  5. O Lapsi nga anet Tona eshte nje shprehje qe permbledh te gjitha gjerat qe Jane shkruar.
    Jane Pordhe Me Rigon.
    Me vjen keq qe edhe Lapsi merret me Pordhet Me Rigon , keto Jane. Lajme per Mero Bazen dhe per gazeten Tema.Shqiperia eshte vendi i cudirave.

  6. Aleati me i fuqishem i kombit shqiptar SHBA i rras hajdarmalluten rusise dhe gjithe sllaveve. Filloi cmontimi i kalbesires ne sistemin e drejtesise dhe politikes shqiptare dhe nuk ka me askush fuqi per te ndalur vershimin amerikan te lirise dhe drejtesise ne ndihme te popullit shqiptar. Respekt per SHBA .

  7. Ore, PD ç’pune ka me Sllav e Ruse ce kane sulmuar Shqiptaret vazhdimisht me shekuj??? Ata na kane vrare me mijera, e fundit fushate vrasatare nuk i ka dy dekada ne Kosove? Jeni ne metro ju apo ju ka ike fiqiri komplet? Nxirrini ata qe bashkepunojne me Sllavet nga PD se nuk kane pune as me PDne as me Shqiperine, lerini dokrrat e tjera.

  8. “Pirdh xhixho pirdh” ose ne kete rast “Pirdh Andi pirdh”.
    Sa komunist paske qene more Bushat?!
    Gjysherit po ndjehen shume krenar me ty!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu