• |
ide | kryesore

Përmbytjet në Shkodër, sonte në mesnatë KESH redukton shkarkimet

Lajme, Të fundit



Prej mbrëmjes së sotme shkarkimet mbi hidrocentralet në basenet e lumit Drin do të ulen. Korporata Energjetike Shqiptare informon se situata hidroenergjetike ne kaskaden e Drinit po përmirësohet dhe prurjet natyrale ne ora 17:00 rezultojnë në 116O m3/sek. Ulja e shkarkimeve do të thotë se përmbytja në zonat fushore të Shkodrës do të reduktohet.

“Duke pare tendencen ne renie te prurjeve natyrale, parashikimet meteorologjike per ditet ne vijim dhe me qellim dhenien e kontributit te saj ne lehtesimin e aspekteve operacionale te shtabit te emergjencave civile te Qarkut te Shkodres, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare gjykoi te mundshme qe sonte ne ora 23:00 te reduktoje me tej shkarkimet duke mbyllur plotësisht portat e shkarkimit dhe përpunuar prurjet përmes ngarkimit maksimal të mundshëm të turbinave për prodhim energjie”, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *