• |
ide | kryesore

VIDEO/ Dani Alves fshiu hundët me fanellën e Ronaldos

Sport



Mbrojtësi i PSG, Dani Alves thotë se janë pa kuptim lajmet se ka fshirë hundët me fanellën e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, të martën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Nga ajo që shihet në një video të publikuar online, Alves shihet duke fshirë hundët me dorë dhe më pas të njëjtën e vendos në fanellën e Ronaldos, por braziliani mohon ta ketë bërë një gjë të tillë.

“Në këtë punë, nuk është e dhimbshme të eliminohesh sepse është pjesë e jetës dhe me këtë jetojmë çdo ditë, është pjesë e futbollit, por është e dhimbshme të shohësh dhe lexosh gjëra të kota si kjo… Do të vazhdoj të luftoj siç kam bërë dhe t’i lë anash gjërat pa vlerë që thonë njerëzit budalla #mosmirënjohës”, – ka shkruar Alves në “Twitter”. Megjithatë pamjet tregojnë të kundërtën e asaj që thotë braziliani.

https://www.youtube.com/watch?v=PpGwrHycWX4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *