• |
ide | kryesore

“Aromë” lufte mes Greqisë dhe Turqisë/ E konfirmon ministri i mbrojtjes

Lajme, Të fundit



“Jemi shumë pranë një incidenti fatal me Turqinë”. Ky është alarmi i dhënë nga ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos.

Në një intervistë dhënë për francezen “Liberation”, Kamenos foli për tensionet mes dy vendeve dhe për ato që i quajti “agresione” të Turqisë.

“Ne jemi të detyruar të mbrojmë territorin tonë, që nuk është territor vetëm i Greqisë, por është territor i Bashkimit Europian”, tha ai.

U duk sikur vizita historike e Erdogan në Athinë më 7 dhjetor të vitit të kaluar hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, por jo. Pak javë pas kësaj vizite, tensionet u ndezën edhe më fort, për të kulmuar me disa përplasje të anijeve ushtarake në Egje dhe rastin e dy ushtarëve grekë që mbahen të burgosur nga Turqia.

Ushtarët u kapën nga Turqia në territorin e saj. Greqia thotë se e kaluan kufirin gabimisht, ndërsa ministri i Jashtëm turk deklaroi për të përjavshmen gjermane “Die Zeit” se drejtësia turke po mundohet të kuptojë nëse ushtarët grekë e kaluan kufirin aksidentalisht apo qëllimisht.



6 Comments

  1. mos u merzisni se shum shpejt do kopeni gabimisht duke grabitur nafte dhe gazin shqiptare por du tu behet me keq se po ju bejne turqit, deri sa tu vin mendet dhe te mos kerkoni ate cfar sju takon

    1. Pfffff do bëj një darkë të madhe do kënaqem pasi të shoh një predhë që t’a lëshojë turku drejt grekëve se grekët jan dinake dhe me popull rraciste që ekzistojnë në planetin tone

  2. Sa friksa dhe skutha greket.Thone “kufiri i Greqise eshte dhe kufiri i BE”.pra u rre menja se do futet BE ne lufte per te mbrojt b*then e grekeve hahaha. Jepi turku ,e ke rastin, o tanni o kurre

    1. Japi turku se e meriton greku…. Po të kisha munsi dhe un do ikja në luftë për me vra nja disa greke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *