• |
ide | kryesore

Ministri grek nxjerr “zbuluar” Ramën: Me Shqipërinë po diskutojmë për zonën ekonomike

Lajme, Të fundit



“Bisedimet me Shqipërinë mbi një marrëveshje ekskluzive të Zonës Ekonomike në Detin Jon po përparojnë pozitivisht”. Kjo është deklarata e ministrit grek të Mjedisit dhe Energjisë, George Stathakis të premten në një intervistë për Radion FM 24/7, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi eksplorimin e hidrokarbureve në zonë.

Ministri tha se Greqia po “hyn në vallen” e kërkimit të hidrokarbureve në një sektor ku zbulimet e mëdha në det janë bërë në Qipro, Izrael dhe Egjipt dhe ku çështja e vetme e pazgjidhur është një bllok në kufijtë me Shqipërinë.

Por kjo deklaratë ka nxjerr “zbuluar” qeverinë shqiptare sipas të cilës bisedimet në nivel teknik nuk kanë nisur ende. Qeveria e Tiranës nuk ka marrë ende miratimin e Presidentit për nisjen e negociatave për përcaktimin e kufirit detar. Atëherë lind pyetja: “Përse flet me kaq siguri ministri grek dhe për më tepër thotë se bisedimet po përparojnë?” ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *