• |
ide | kryesore

‘Skandali, kokainën në Maminas e zbuloi punonjësi i skanerit dhe jo policia apo antidroga’

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ngre akuza të rënda në lidhje me 613 kg kokainë të kapur në 28 shkurt në një kontejner bananesh.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, policinë dhe doganën se tentuan të fshihnin ngarkesën e drogës dhe se ajo u zbulua vetëm falë një punonjësi të skanerit.

Berisha thotë se punonjës dixhitalë të doganave dhe antidrogës informuan që në datën 27 shkurt se ngarkesën prej 613 kg kokainë në kontejnerin e bananeve e zbuloi mëngjesin e asaj date, vetëm dhe vetëm ky njeri, i cili sipas tij meriton falënderim.

Të dashur miq, zbulohet skandali që dëshmon përfundimisht përpjekjen e Ramës, Xhafës, policisë dhe doganës për fshehjen e ngarkesës së 613 kg kokainë. Punonjës dixhitalë të doganave dhe antidrogës informuan që në datën 27 shkurt se ngarkesën prej 613 kg kokainë në kontejnerin e bananeve e zbuloi mëngjesin e kësaj date, vetëm dhe vetëm një njeri, punonjësi i turnit të skanerit tek kryente procedurën e skanimit. Ky punonjës, pa pasur asnjë njoftim paraprak nga hetimi doganor, antidroga apo policia e shtetit zbuloi gjatë skanimit se në dyshemenë e kontejnerit kishte blloqe droge të ndara. Po këto burime informuan se në kohën e skanimit të kontejnerit me 613 kg kokainë, nuk kishte në doganë apo terren aty pari, asnjë polic apo hetues doganor. Punonjësi i skanerit pasi zbuloi drogën menjëherë dërgoi ndihmësin e tij për të zgjuar nga gjumi drejtorin e doganës së Durrësit. Pra drogën në kontejner nuk e zbuloi asnjë polici rendi apo i antidrogës as dhe doganier apo hetues dogane. Pas fshehjes së informacioneve nga partnerët, ky është skandal i dytë më i madh, mashtrimi më i pafytyrë i Ramës dhe Xhafës ndaj shqiptarëve, duke mohuar totalisht rolin kryesor dhe të vetëm të skanerit në zbulimin e drogës për dy javë me radhë. Ky mohim i tyre detyroi së fundi kompaninë Rapiskan t’u thotë shqiptarëve të vërtetën me një komunikatë të publikuar dje mbi rolin e degës së saj në Shqipëri në zbulimin e 613 kg drogë në portin e Durrësit.” – shkruan Berisha.
 



6 Comments

  1. Te gjithe e dine kete fakt qe e zbuloi skaneri por ato hipotezat e tjera te Berishes jo i perket ketij apo atij jane si gjithmone pjelle e fantazise se tij qe kaq bukur ka krijuar dhe oficerin/qytetarin dixhital.

  2. Shyqyr Zotit e paskan zbuluar ne Shqiperi .Sa teoria ,sa konspiracioni! DEA ,ushtria Kolumbise ,Antimafia e Italise thonin telallet opozites.Tani na del se e paska zbuluar nje shqiptar puntor i skanerit.Si nuk epaska korruptar kryeministri e ministri ,kete punetorin more Zot.O zot eshte per te ardhe keq sa e nenqmojme ne shqiptaret veten tone.Sa e verber eshte urrejtja politike tek ne.Ne vendet e perendimit burri eshte nje partie ndersa gruaja e partise tjeter dhe kurre nuk zihen mes veti pse jane politikisht kundershtare.Nejse sot shkruan se e ka zbulua punetori ,nje Zot e din per neser kush del.

  3. Po ku hyn këtu “urrejtja partiake” o Trim ?
    Këtu është fjala për drogë, për mafie e për krim, pra për objekte të drejtësisë e jo të partisë.
    Ka një ligj që e dënon cilindo që e fsheh edhe krimin e tjetrit, me akuzën mbështetës të krimit.
    Kur Berisha publikoi trafikun e drogave me avionë, nuk ishte drejtori i përgjithshëm i policisë ai qe e informoi, por ishin qytetarë të thjeshtë që ai i quan “qytetarë dixhitalë” që e informuan.
    Doli vërtetë ashtu siç kishin denoncuar qytetarët e jo si mashtronte Rama se Berishës i duken mushkonjat për avionë droge.
    Që një puntor i skenimit paskej zbuluar vetë drogën e fshehur nën banane, kjo nuk do të thotë se ky ishte zbuluesi i vetëm. Tashmë dihet se njoftimin për këtë drogë e kishte marë me kohë policia e dogana shqiptare e që e lanë dy javë rrjesht në doganë. dyshimi ishte se si të gjenin mënyrën ta fshihnin.
    Paske pasur merakun që si nuk e paska korruptuar Rama edhe këtë puntorin e skenimit.
    E po flije mëndjen o Trim se nuk janë gjithë shqiptarët njëlloj që mund të korruptohen, përndryshe nuk do kishte kaq shumë denoncime nga qytetarët dixhitalë tek Berisha.
    Ka vërtetë shumë shqiptarë të ndershëm që kanë frikë të denoncojnë hapur krimin dhe e bëjnë në rrugë anonime, duke ju shmangur hakmarjes së mafies kriminale.
    Kjo ngjarje e pa precedentë, që të vijë me destinacion Shqipërinë 613 kg kokainë nga Kolumbia, kërkon një hetim të plotë nga drejtësia. e qoftë edhe denoncimi i puntorit të skenimit, mund të përcaktojë drejtimin e hetimit.
    Nuk hyjnë gjëkundi këtu ato historitë e grave “perëndimore” që janë antare të një partie, e flikërkan në një shtrat me burrin që është në një parti tjetër. Fjala është për kokainë të pastër që vlen 180 milionë dollarë e mund të ngrejë e forcojë një grup mafioz duke e shndruar në një parti që mer pushtet absolut.

  4. Ermal , e din fare mire edhe ti se po ishte i perzier Kryeministri ne kete afere droga nuk do te kapej ne Shqiperi. Leri broqkullat.Te kujtohet kur Prokurorria shqiptare u perpoq ta ndaloje per ta marre ne pyetje Fazliqin per aferen e blerejes se tokes ?Policia e shtetit e mori ne mbrojtje dhe nuk lejuan policine gjyqesore ta ndalojne ne airoport.Te gjithe opozita dhe mediat opozitare nuk donin te pranonin mundesine se drogen e zbuluan autoritetet shqiptare.Madje Berisha yt sajoj genjeshtren e dhe duke keqinterpetuar ministrin e brendeshem te Kolumbise se ata qe ne Kolumbi e dinin per drogen.Qeshtje e juaja por tani po pranon se paska edhe police te nderdjhem ,edhe doganire te ndeshem dhe te afte te zbulojne ate qe nuk arriten italianet.Ju duhet kohe po mire eshte se po vini ne vehte ngadale.

  5. Fillova të merrem me drogë në moshën 13-vjeçare. Droga ishte gjithmonë përreth duke u rritur. Në moshën 16-vjeçare u martova me një burrë 27-vjeçar dhe djalin e parë e linda në moshën 18-vjeçare. Unë isha grua dhe nënë ndërsa vetë isha ende fëmijë. Në moshën 32-vjeçare, kisha 4 fëmijë dhe nuk kisha kujdestarinë e asnjërit për shkak të përdorimit të drogës.
    Unë kisha humbur dhe thyer pjesën më të madhe të jetës sime dhe nuk kisha aftësi për të jetuar një jetë të matur. Vrapoja drejt drogave ose mjekimeve për shëndetin mendor në përpjekje për t’u marrë me plagët e rrënjosura thellë në zemrën time, por shërimi nuk erdhi kurrë.
    Shpejt e gjeta veten në burg dhe fëmija im i gjashtë ishte në paraburgim të DCS. Kisha nevojë për ndihmë, kështu që një natë thirra për ndihmë në atë qeli burgu dhe dikush dëgjoi britmat e mia. ai më prezantoi me Dr Alashira, unë njoh opsione sesa të provoj, ai më jep shpresë. ai tha, shqetësohu se do të jesh sërish mirë. Aty gjeta ndihmen dhe sherimin qe kam kerkuar gjithmone, ai me ndihmoi me shpetoi..me jep nje jete te njohur.. te lutem mos e humb shpresen nese ke veshtiresi ne jete..kontakto me dr ALASHIRA sot ai do te te ndihmoje …email [email protected] +2348115720823…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *