Kryeministri Rama e ka nisur ditën e dielë me një video dedikuar kreut të Partisë Demokratike duke e akuzuar atë se po përdor ndihmën ekonomike për arsye politike.
Në një postim të publikuar në rrjetin social “Facebook” Rama publikon pamjet ku shfaqet kreu i opozitës gjatë takimeve në familjet që u është hequr ndihma ekonomike dhe më pas momenti kur një qytetar ka ,shkuar të kërkojë punë në zyrat e punësimit.
Ky është dallimi mes atyre që duan të përfitojnë për politike edhe mes nesh shkruan Rama në mbishkrim të videos.