• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tifozi futet në fushë, arbitri i anulon golin Partizanit

F1, Sport



Një episod i mjaft çuditshëm ndodhi në minutën e 13-të të pjesës së parë në sfidën mes Partizanit dhe Luftëtarit në stadiumin “Selman Stermasi”.

Një tifoz i Partizanit u fut në fushën e lojës, teksa në dorë mbante fanellën e Trashit. Arbitri fërshëlleu për ndaljen e lojës kur pa tifozin në fushë, por pikërisht në atë moment ishte pikërisht Trashi, që shënoi një supergol nga jashtë zone.

Goli mjaft i bukur, u cilësua i parregullt pasi sipas arbitrit ishte shënuar në një moment kur loja ishte ndërprerë. Më poshte video e këtij episodi të rrallë jo vetëm në futbollin shqiptar.

http://www.dailymotion.com/video/x6g2l85



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *