• |
ide | kryesore

Video/ Vrau shokun me çekiç, del para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë Albert Zekaj

Lajme, Të fundit



Me pranga në duar mbërriti në gjykatën e Fierit Albert Zekaj, 32 vjeçari i cili në qershor të 2017 vrau shokun e tij me të cilin jetonin në të njëjtën shtëpi në Fier. Viktima Kreshnik Beqiraj u zhduk prej qershorit por vetëm 8  muaj më pas policia zbuloi trupin e pajetë të 35 vjeçarit dhe zbardhi e dokumentoi vrasjen e tij

Zekaj ndodhet në Gjykatën e Shkallës së Parë në Fier për vlerësimin e masës së sigurisë. Prokurore e çështjes është Suela Beluli ndërsa gjyqtare Marsela Dervishi. Zekaj, nga fshati Kalldrun i Malësisë së Madhe, ka pranuar autorësinë e vrasjes së 36 vjeçarit. Më 22 qershor ai e ka qëlluar me sende të forta viktimën dhe më pas trupin e tij e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Sipas policisë autori dhe viktima janë njohur në Belgjikë para tre vitesh dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qira në qytetin e Fierit. Shkak i përplasjes që përfundoi me fund ekstrem, mes dy shokëve mund të ketë qenë pamundësia ekonomike për të paguar qiranë.

Babai i 36 vjeçarit, Mystehak tha se qiranë në shtëpinë në Fier ku ndodhi krimi e paguante djali i tij Kreshniku, pasi miku i tij nga Kopliku nuk punonte. Pas krimit dhe fshehjes së trupit të Kreshnikut, 32 vjeçari ka plaçkitur edhe shtëpinë ku jetonin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *