• |
ide | kryesore

Dy standartet e Edi Rames me tatimorët

Lajme, Të fundit



Në korrik të vitit 2017, tre inspektorë të Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Tiranës u arrestuan me akuzën e korrupsionit, pasi një grua biznesmene nga Kavaja i denoncoi ata në adresën e Kryeministrit. I ardhur nga fitorja e mandatit të dytë, Edi Rama e përdori këtë rast për të realizuar një valë të tërë shkarkimesh dhe dorëheqjesh të drejtuesve të hetimit tatimor në të gjithë vendin.

Por çfarë po ndodh sot?

Dy inspektorë tatimorë në Fier, përfunduan në prangat e policisë, nën akuzën e korrupsiot dy muaj më parë.

F. Zh. 35 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës së analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore, Fier dhe A. T. 55 vjeç, banues në Fier, me detyrë inspektor zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve, Fier u dyshuan se morën 7 mijë euro rryshfet nga një biznes.

Ndërkaq vetëm tre ditë më parë policia tha se ka vënë në pranga një inspektor të Tatimeve pasi i ka kërkuar 20 mijë lekë të reja një biznesi në këmbim të gjobës.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Klodjan Pjeshka, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor, pasi më datë 08.03.2018, rreth orës 14:00, në Rrogozhinë, duke shpërdoruar detyrën për mosndëshkimin me gjobë, dyshohet se i ka kërkuar 20.000 lekë të reja shtetasit K. V., 56 vjeç, banues në Lushnje”, bëri të ditur policia.

Deri tani nuk kemi ansjë reflektim nga krerët e tatimeve për këto ngjarje, edhe pse nuk janë aspak të ndryshme nga ngjarja ku Rama e vuri veten si protagonist për të zgjidhur punët e korrupsionit tatimor.

Përse nuk kemi ende asnjë dorëheqje për këto ngjarje dhe pse hesht kryeministri? Mesa duket standarti i parë “antikorrupsion” ka qenë preteksti për të spastruar nga administrata ata që nuk ishin emëruar me bekimin e PS, ndërsa standarti i dytë është norma reale me të cilën qeveris Edi Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *