Të gjithë i ka çuditur vendimi i Princesh Eugenie e cila ka tashmë në Instagram një llogari të sajën. Është në fakt hera e parë që dikush nga familja mbretërore britanike ka thyer këtë akull duke u bërë e para me një profil të sajin në këtë rrjet social.
Princesha Eugenie është e bija e princit Andrew dhe Sarah Ferguson dhe tashmë ajo numëron rreth 16.000 ndjekës edhe pse ka vetëm pak ditë që e ka hapur.
Eugenie ka vetëm dy pastime në profiling e saj ku në njërin duket duke folur për 8-marsin në një event bamirësie ndërsa i dyti është një fotografi me bashkëshortin e saj të cilit i ka bërë edhe një dedikim gazmor.