• |
ide | kryesore

Pranga dy të rinjve në Shkodër teksa po trafikonin sirianë drejt Malit të Zi

Lajme, Të fundit



Policia e Shkodrës ka arrestuar dy të rinj dhe ka shpallur në kërkim një të tretë pasi akuzohen se trafikonin emigrantë për në Mal të Zi.

Në pranga u vendosën 32-vjeçari Aldo Ukaj, banues në lagjen Manush Alimani në Shkodër, dhe Alfronc Çapi, 28 vjeç, banues në Vaqarr, në Tiranë.

Në kërkim u shpall shtetasi G. G., 24 vjeç, banues në Tiranë.

 

Arrestimi i Aldo Ukajt u bë pasi në rrugën Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur Ura e Baçallekut u kap duke transportuar me makinë 5 shtetas të huaj Sirian për në Malin e Zi.

Ndërsa Alfonc Çapi u arrestua, pasi në rrugën Lezhë-Shkodër tek ura Baçallekut, në bashkëpunim me shtetasin G. G., u kap duke transportuar shtetas të huaj sirianë për në Mal i Zi, ku Alfonc Capi në makinë kishte 4 shtetas sirianë, ndërsa në afërsi të Urës së Baçallekut u gjetën të braktisur edhe 6 shtetas sirianë të së njëjtës familje me 4 të tjerët të cilët i ka zbritur nga mjeti, shtetasi G. G. dhe është larguar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *