• |
ide | kryesore

Raporti konfidencial i PD/ Fajtorë për zgjedhjet armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm

Kryesore, Lajme



Një raport konfidencial, i hartuar si pasojë e analizës së humbjes katastrofale që opozita pësoi në zgjedhjet e verës së shkuar i ka gjetur fajtorët mes armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të PD-së.  Së pari, shumica e degëve të PD-së mendojnë se në zonat rurale vota është blerë ose marrë me shantazh. Ndërsa në zonat e qyteteve, rezultati i dobët ka qenë si pasojë e punës nën rrogoz që kanë zhvilluar kundërshtarët e Bashës brenda partisë. Vetëm pasi i jep pjesën e luanit këtyre alibive për humbjen e thellë, dokumenti konfidencial i demokratëve, i zbuluar nga “Gazeta Shqiptare”, pranon të shohë si defekte të brendshme rolin e marrëveshjes së 18 majit dhe mos përgatitjen për të hyrë në zgjedhje, si pasojë e efektit të çadrës.

Raporti konfidencial duket se ka përqafuar më shumë një justifikim sesa një vështrim vetëkritik duke i dhënë të drejtë tezës së Lulzim Bashës se oponentët e tij kanë sabotuar indirekt fushatën elektorale të 25 qershorit të vitit të kaluar.

Mësohet se aktivistët e PD-së kanë përmendur emra konkretë përmes raporteve konfidenciale të hartuara pas mbylljes së procesit të analizës në mbarë vendin. Në Partinë Demokratike qëndrojnë të depozituara raportet e 53 degëve, që përmbledhin një analizë të hollësishme të shkaqeve që çuan në humbjen e thellë të zgjedhje të 25 qershorit. Krahas raportit të analizës, ka edhe një raport konfidencial për çdo degë të hartuar nga të deleguarit e kryetarit Lulzim Basha në çdo qark.

Analiza konstaton se pothuajse në 90 për qind të degëve në zonat rurale, rezultati i dobët është ndikuar nga blerja e votës me para të pista, nga përdorimi i administratës, apo për shembull nga presioni për ndërprerjen e ndihmës ekonomike dhe mënyra të tjera. Por, më afër zonave urbane rezultati i dobët i Partisë Demokratike është ndikuar nga faktorë të tjerë, përfshirë ato të brendshmit. Pikërisht në këtë pikë janë përmendur emra konkretë të njerëzve që punuan kundër fitores së PD-së në zgjedhje, duke cituar konkretisht emrat e kundërshtarëve të Bashës në parti.

Burime për “Gazeta Shqiptare” konfirmojnë se bëhet fjalë kryesisht për zonat e qarkut të Shkodrës, të Vlorës, të Korçës, Durrësit, Elbasanit, Gjirokastrës, Dibrës etj.



15 Comments

  1. Edhe ne Kavaje qe fitove fitove prej nderkmbetareve qe diskrediduan Rroshin. Jep dorheqjen i deshtuar se me ty kurre nuk do te fitoj PD-ja

  2. E ke lon cyryk o Sale PD, merre e e sojoje tomom me njerez qe ja vlen e ve lishonet demokratike qe te na kthesh shpresen.

  3. karaburun edhe zotin ta venin kunder te droguarit rama nuk fiton,se ju derrat,delet,gicat,viqat.ve bast ta zem se do te konkuroi grida duma,ose jozefina karshi negjmijes ju do votonit negjmijen,se nen monster e keni.

    1. Po vjen dita veres dhe po ta coj nje plis llaxore: U ca toka plisa plisa Koka Arit ka zon miza. O Ari u dogj mullari ti per mu je nje rrote .ari

  4. enveri me ramizin,spiro koleken dhe kristaq ramen ,per 45 vite ju ipte bar e jongj ,ju internonte,ju burgoste,ju merrte tokat,pronat,shtepit e tj,ju e votonit si gica,derra,lop e kazan,99 prqind paramendo,tash rama qe u jep lesh negjmije me bar partie:si kanabis,kokain,heroin etj ju edhe me pis jeni bere,sepse tash qelbesira rama ju tall publikisht,live me ze dhe figur.ju kujtohrt ku i kerkonte bllokun metes,dhe e quante hajn me ze dhe figur.qfare ndodhi pastaj ,meta i tha bastard e kokpalare,njeri qe babain kristaq e akuzoi se i qiu gruan dhe lindi gregori,grua dhe femij i shporri azil ne greqi dhe pas 12 e ca vitesh pranoi si vella gregorin.edhe me keq metes qe i kerkonte blloku,i hengri ngjalen ne lalez e monikut pallen,dhe kulmi e beri president ,tash han rama ngjala preident.

  5. basha eshte i fundit qe mund te flasi per blerje apo vjedhje votash, akoma ska dhene shpjegim per postin e vjedhur te kryetarit te bashkise se tiranes qe u vodh hapur fare e pa pasur nevoje te behej fshehurazi po ne syte e te gjitheve. Ndaj sot Basha ska pike te drejte morale te ankohet per vjedhje votash (edhe pse ky eshte preteks e jo arsyeja e vertete)

  6. Armiqte tane na kane hale ne si. Ata na kane ne ne grike te pushkes, por ne i kemi ata ne grike te topit!
    Urrrrrraaaaaaaaaa, urrrrrrraaaaaaaa, urrrrrraaaaaaaaa, Luli, Parti me ty gjthnji, urrrrrraaaaaaaaaa…………

  7. Ju koleget e Lapsit mos e flakni si lecke Lulin , ju i keni pase me hile nga fillimi.U perpoqet ta leni qaderapo jo.Ju kujtohen dekleratat e shkrimet e Shkullakut,Bushatit ,Lubonjes ,Zhejit.Mos te degjoje nderkombetaret .Mos te hyje ne Zgjedhje ne asnje menyre.He he.. nuk eshte budalla Luli i thote Fazliqi.Jo,jo i dha mend Rama ate nate qe mbeten vetem i skjaroi te gjitha.Tash e mori partine e ju e gjithe kundershtaret mund ti merrni te keqen.As vete Berisha nuk mund ti bene asgje vetem ti merr te keqen.Luli eshte PD-ja e PD-ja eshte Luli. Kjo eshte e verteta.

  8. 25 vjet rrjesht propoganda enveriste bënte fajtor për gjithshka ndodhte në Shqipëri “Saliun”, tani me një fendë që ka lëshuar një gazetë e mikut të Ramës, fajtor na dilka “Luli”

  9. Meqenese se pergjegjsite nuk i merr asnje: politikane, intelektuale me the e te thashe, e gjithe katrahura politiko – sociale eshte e imja. Une jam pergjegjes per te gjitha deshtimet…

  10. Shoh se ky shkrim, synon të zhvlerësojë “raportin konfidencial” të analizës së zgjedhjeve të fundit ne PD.
    Por çfarë priste Lapsi nga kjo analizë ?
    Mos duhet që Partia demokratike në analizën e saj të thonte se qeveria Rama i fitoi këto zgjedhje me meritën e tij për qeverisjen e shkëlqyer që paskej bërë në mandatin e saj të parë ?
    Mungon autokritika, aludon shkrimi.
    A nuk qënka pjesë e autokritikës fakti që PD nuk vuri në listen e deputeteve disa antarë të kryesisë së saj që gjatë mandatit qeverisës të Ramës, më shumë se me qeverisjen mizerabël të Ramës, u morën me sulme kundër liderit të opozitës Lulzim Basha ?
    Janë përmendur në këtë “raport konfidencial” siç emërtohet me tendencë dashakeqe, disa shkaqe të dukëshme, por nuk janë përmendur edhe shkaqe të tjera që më së paku ndikuan me 20% për fitoren e Ramës.
    Perse harohet se ligji i dekriminalizimit nxorri emra njerëzish me të kaluar kriminale të perzgjedhur nga Rama e bile këta i përmendi edhe ambasadori amerikan, që çuditërisht në zgjedhje doli në të kundërt te deklaratës së tij, duke mbështetur PS e Edi Ramën thuajse hapur në zgjedhje.
    Përse harohet të thuhet se edhe “opozitarët” politikë e mediatikë të majtë, po aq sa kritikonin PS, sulmonin edhe PD ?
    Përse harohet të thuhet që opozita e djathtë me liderin Basha ariti të bëjë ate që nuk mendohej të bëhej, një muaj para zgjedhjeve e detyroi Ramën që të lëshonte gjysmën e qeverisë së tij e të shkarkonte drejtorët e policisë “që duam” ?
    20% e elektoratit shqiptar ështe deklaruar se kanë shitur votat e tyre me paratë e drogës.
    20% të tjerë u trullosën nga sulmet e të rënëve nga fiku i pushtetit në PD e nuk dolën në votime.
    Le të themi se edhe 10% e elektoratit të PD pati emigruar e nuk mori pjesë në zgjedhje.
    20% të tjerë duke parë se “ndërkombëtarët” mbështesnin qeverinë Rama e zërat kritikë te mediave e politikës së majtë godisnin njëlloj në të dy palët, edhe këta u trullosën e nuk dinin nga ta hedhin votën.
    E për çfarë fitore të PS apo Edi Ramës mund të bëhet fjalë me këtë situatë ?
    Sigurisht që në kushte zgjedhjesh normale, cilado parti duhet t’ja bëjë vetes analizën e humbjes ndaj një qeverisje problematike siç ishte qeveria e parë Rama.
    Por me kushtet që përmenda më sipër, cila parti mund ti fitonte zgjedhjet ?

  11. Bushati, meqë në zgjedhjet e fundit u deklarua publikisht si mbështetës i partisë së Blushit, do të bënte mirë që të analizonte shkaqet se pse partia e tij e zemrës, Libra, jo vetëm që humbi, por edhe u shkri si kripa në ujë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *