• |
ide | kryesore

Ambasadorja franceze në Tiranë: Krimi shqiptar ka tentakula të gjata, ndihmohet edhe nga korrupsioni

Lajme, Të fundit



Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak, një intervistë për “Albania Daily News”, ka deklaruar se Shqipëria rrezikon të mbetet prapa në krahasim me vendet e tjera të rajonit, përsa I përket procesit të anëtarësimit në BE dhe kjo sipas saj, sepse ende nuk po ndëshkohen kriminelët si dhe nuk po konfiskohen pasuritë e tyre.

“Fjala kyç është shteti i së drejtës. Pa një shtet të së drejtës të denjë për këtë emër, Shqipëria, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e bëra me guxim dhe reformat, rrezikon të mbetet prapa.

Kjo do të thotë, të gjithë e dinë, se duhet zbatuar dhe duhet të përfundojë reforma ambicioze e drejtësisë duke krijuar organe të qëndrueshme të përcaktuara me ligj dhe duke luftuar fort kriminelët e të gjitha llojeve (trafikimi i drogës dhe jo vetëm i kanabisit, trafikimi i qenieve njerëzore, etj.), përfshirë këtu edhe luftën kundër pasurive të tyre, apo siç thuhet në frëngjisht, portofolave të tyre.

Këto kriminelët dhe rrjetet e tyre, të cilat nganjëherë kanë tentakula të gjata, e dëmtojnë Shqipërinë duke e varfëruar (dhe nuk paguajnë as taksa!), si dhe duke e nxirë imazhin e vendit, brenda dhe jashtë tij, kjo e ndihmuar herë-herë edhe nga korrupsioni.”, deklaroi diplomatja franceze në Tiranë.



2 Comments

  1. guri i themelit i krimit nder shqiptare u holl me coptimin etnik dhe shperndarjen e kombit shqiptare ne cdo cep te botes kurse tani guret e krimit jan shtuar dhe krimi eshte bere kala ku ne majet valvitet flamuri me emrin evrope ,si protagonistja kryesore e keti fillimi dhe perfundimi te mbrapesht per shqiptaret kete evropa e din mir por ceshtja qendron se a e ko kuptuar pasojat te cilat nuk ndalen vecse me vendosjen ne vend te drejtave shqiptare ,ne nje shtet etnik sic ishim perpara 1 shekulli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *