• |
ide | kryesore

Flet Brozoviç: E vërteta e historisë me Wandën, gruan e Icardit

Sport



Lojtari i Inter, Marcelo Brozovic, nëpërmjet avokatit të tij Danilo Buongiorno ka “kontestuar dhe mohuar në mënyrë absolute lajmet false të shpërndara ditët e fundit online, por edhe në shtypin italian për një aferë mes tij dhe Wanda Nara, bashkëshortes së Mauro Icardi. Nuk ka pasur kurrë një raport, apo diçka tjetër mes Brozoviç dhe Narës” – thuhet në deklaratën e avokatit që shton se: “Brozovic dëshiron të bëhet drejtësi për ata që vunë në dyshim ndershmërinë e tij morale dhe profesionale”.

“Disa lajme të fabrikuara me anë të regjistrimeve anonime dhe më pas të shpërndara padrejtësisht në media (pa verifikimin minimal të burimit) janë hapur dhunim i rëndë i imazhit të lojtarit” – shkruhet në deklaratën e lojtarit.

“Brozoviç kërkon të bëhet transparencë për autorët e shpërndarjes së një lajmi të tillë dhe të gjenden autorët që vunë në diskutim korrektesën dhe reputacionin e tij moral dhe profesional. Lojtari do të nisë një padi penale për këtë çështje” – thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Gjithçka nisi një muaj më parë kur në WhatsApp nisi të shpërndahej një regjistrim audio (që më pas rezultoi fals) ku aludohej për një lidhje mes të dyve. Icardi i hoqi menjëherë Brozoviç dhe bashkëshorten e tij nga miqtë në Instagram. Mësohet se ka pasur edhe një përplasje mes Icardit dhe kroatit të dhomat e zhveshjes, por duket e gjithçka u qartësua më vonë dhe u rikthye qetësia. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *