• |
ide | kryesore

Ku gënjen Rama për skenarin rus në Tiranë

Kryesore



Shkrimi i Mother Jones, i dha shansin Partisë Socialiste të nisë një fushatë akuzash për lidhje okulte, të dyshuara mes Partisë Demokratike dhe Rusisë. Por ndryshe nga gazetarët e Mother Jones, që i ndanë me kujdes faktet nga hamendësimet, Edi Rama doli me një skenar, sipas të cilit në lojë ishin fatet e vendit.

Pas intervistës së Bashës në Opinion, Edi Rama bëri një status në Facebook, ku e quajti skandal pagesën e lobistit Nick Muzin në SHBA, duke e etiketuar atë si “një mishmash korruptiv”.

Dhe për të bindur se kjo nuk ishte një aferë korruptive si gjithë të tjerat, shprehu habinë, se si u gjendën disa rusë bujarë për t’i dhënë Bashës gjysëm milioni dollarë.

E nga këtu, kaloi në detajet e konspiracionit, me premtimin se do të bëhet drejtësi “…nëse ka apo jo, interferenca malinje forcash të huaja për ta përdorur opozitën shqiptare në funksion të cënimit të imazhit të Shqipërisë (drogëdrogëdrogëkrimkrimkrim), me qëllim pengimin e procesit të integrimit europian dhe destabilizimin e vendit”

Në ato që shkruan kryeministri, dallohen tre momente të rrezikut që mund t’i vijë vendit nga Rusia dhe nga PD-ja:

  1. Skenari do të zbatohej nga “interferenca malinje forcash të huaja”
  2. Përdorimi i opozitës shqiptare për cënimin e imazhit të Shqipërisë (drogëdrogëdrogëkrimkrimkrim)
  3. Qëllimi final, “pengimi i procesit të integrimit europian dhe destabilizimi i vendit”

Kuptohet se kur flet për forca të huaja, Rama i referohet Rusisë. Skenari parashikon që gjithçka të nisë nga cënimi i imazhit të Shqipërisë.

Nëse Basha vërtet mori përsipër një detyrë të tillë nga rusët, ai rezulton të jetë një nga njerëzit më me ndikim në mediat botërore. Sepse për kanabisin dhe organizatat kriminale shqiptare, kanë shkruar mediat më serioze të globit nga SHBA, Britania, Franca, Gjermania, Hollanda, Belgjika etj.

Për hashashin e Shqipërisë shkruajti BBC, Deutche Welle, Forbes, Newsweek, Financial Times dhe media të tjera me peshë. Lumenjtë e drogës që vinin nga Shqipëria i denoncuan për vite me radhe të gjitha mediat italiane pa përjashtim me investigime, reportazhe, dëshmi etj.

Por edhe sikur Lulzim Bashës dhe Rusisë, t’i jenë bashkuar redaksitë më serioze të botës në këtë komplot kundër Shqipërisë, del një problem tjetër.

Për drogën e Shqipërisë nuk raportuan vetëm mediat e huaja, por edhe shërbimet partnere, mes të cilave CIA amerikane, NCA britanike dhe sigurisht ato italiane.

Agjensitë më serioze ndërkombëtare e prezantuan njëzëri Shqipërinë si furnizuesi kryesor i Bashkimit Europian me drogë.

Ky fakt i futet si pykë skenarit që thur Edi Rama. Në këtë situatë lind pyetja se përse rusët duhej të paguanin Lulzim Bashën të fliste për drogën, kur kreu i Antimafias Italiane jepte alarmin në parlamentin italian, se vendi po i pushtohej nga kanabisi shqiptar?

Në vitet 2015 dhe në 2016, droga që vinte nga Shqipëria në Itali ishte trefishuar, konfirmonte ish kreu i Antimafias, Franko Roberti.

Antimafia hetoi për 4 vjet bandën e Habilajve. Zbuloi edhe drejtorët e Policisë së Shtetit që bashkëpunonin me trafikantët e drogës, me bekimin e ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, që Rama e kishte shpallur vetë si “kampionin e qeverisë”.

Në raportin e CIA-s për vitin 2017, Shqipëria konsiderohej rrugë kalimi për kokainën e Amerikës së Jugut, kryesisht nga Kolumbia, ndërsa “organizatat e narko-trafikut janë shtrirë në vendet e Europës”.

Në raportin e NCA të Britanisë së Madhe, (Agjensia Kombëtare e Krimit) për vitin 2017, shqiptarët konsiderohen si një grupim i fuqishëm, i shtrirë në të gjithë vendin (Britaninë e Madhe) dhe që kanë krijuar lidhje direkte me furnizuesit e kokainës nga Amerika Latine.

Nëse Rama vërtet beson në ekzistencën e një interesi rus për ta nxirë imazhin e Shqipërisë, atëherë aleatët e Kremlinit duhet t’i kërkojë që në rrënjë të shpërthimit të krimit dhe drogës vitet e fundit; tek mbrojtja që i garantohet nga njerëzit e qeverisë së tij.

Skenari kryeministror me rusë dhe demokratë vazhdon në një pikë të tretë: me pengimin e procesit të integrimit të Shqipërisë që do të rezultonte me destabilizimin e vendit.

Për të kuptuar më mirë se kush e ka fajin për këtë, vjen në ndihmë Strategjia e Zgjerimit e BE-së. Fatmirësisht dokumenti është i freskët, sepse u publikua pak javë më parë.

Bashkimi Europian ka thënë fjalët më të mira për Serbinë dhe Malin e Zi që i mirëpret në 2025. Paradoksalisht, këto janë vendet që ende kanë dilema për marrëdhëniet me Rusinë.

Ndërkohë Shqipëria sheh me dylbi hapjen e negociatave dhe askund në dokumentin e BE-së nuk përmendet opozita. Përkundrazi, flitet për njerëzit e pushtetit të lidhur me krimin.

Kur lexon të dhënat e raporteve ndërkombëtare, fjala që i shkon më shumë skenarit të Edi Ramës është “gjithëpërfshirës”, sepse pjesë e tij mund të jenë edhe shkrimet e mediave perëndimore, edhe raportet e shërbimeve sekrete të vendeve partnere.

Ky është një skenar që socialistët po e përsërisin çdo ditë në konferenca për shtyp. Se me sa qejf e ka marrë Rama, provohet  nga një status i tij në Facebook. Ka më shumë se 24 orë që e ka bërë rus Nick Muzin dhe nuk guxon t’i thotë kush, se lobisti që mori përsipër PD dhe Biniatta Trade nuk është rus, po kanadez.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

 

 



17 Comments

  1. Ju te lapsit kerkoni te mbuloni mutin me shurre. Denoncimin se kompania famekeqe ruse ka finacuar Pd-en dhe Lulezim Bashen e ka bere revista e njohur dhe shume serioze ne Amerike “Mother Jones” dhe jo Edi Rama.

  2. Ju te lapsit kerkoni te mbuloni mutin me shurre. Denoncimin se kompania famekeqe ruse ka finacuar Pd-en dhe Lulezim Bashen e ka bere revista e njohur dhe shume serioze ne Amerike “Mother Jones” dhe jo Edi Rama.

  3. Uuuuu cfare anal- ize ka bere bushati ketu moreeee .. Bravo i qofte .. E dija une qe eshte koke (k) i madh ai.

    Lum per ne qe kemi keta anal-ista kaq te zgjuar qe i kuptojne gjerat qe ne ajer.

  4. Tosi apo te tre Klosi,Lubonja dhe Andi i kthyer ne Tos -sallad! Injoranca e Lapsi.al perfaqesohet nga “ari” injoranti i Andi -Berishes te bythes se Andi picirukut impotent!

  5. Rralle ndonje vendka te ndare mediat ne taborre partiake si Shqiperia.Tani ju te Lapsit minimizoni deri ne ekstrem kete aferen korruptive qe doli edhe me prapavi politike te rretikshme,sepse alarmi per perpjekjet e sherbimeve ruse te nderhyne dhe te ndikojne politiken ne ballkan vijne nga qarqet me te larta te vendeve kryesore te BE-se dhe SHBA-ve dhe te NATO-se e jo nga PS-ja.Ata te cilet percjellin politiken e dine se ne SHBA pu hetohet ndikimi i Rusise ne zgjedhjet e fundit dhe jane largua zyrtarte larte nga shtepia e bardhe si Flyn pse ishin shfrytezuar nga sherbimet ruse.Europa ne pergjithesi eshte ne rrezik nga nderhyrjet e sherbimeve ruse ne proceset zgjedhore.Tanine dy aspekte askush nuk mund ta amnestoje Bashen nga pergjegjesia madje ai vete nuk flete dy here njesoj,pra nuk eshte i sinqerte.Nese genjen se paku duhet ta mesoje genjeshtren permendsh e te genjej njesoj por ketij nuk po i perputhen as shifrat as fjalet.Aspekti i dyte apsurd eshte se ky don te na binde se dikush i ka paguar 570.000 per PD-ne pa dijenin e tij.Neqoftese eshte keshtu atehere paguesit mund te jene vetem njerezit e sherbimeve ruse te cilet duan te fusin hundet ne Ballkan.Une vertete besoj se Basha e shume politikane shqiptare nuk do te hesitonin jo me Rusin por te behen edhe me djallin e mallkuar vetem te vijne ne pushtet.Neqoftese peshojme cila eshte me e rrezikshme per shqiprine kanabisi apo Rusia une mendoj se ndaje mendimin tuaj se nga dy keto te keqija Rusia eshte mortaje e kanabisi vetem grip per shqiptaret.Kanabisin arriten me nje angazhim serioz ta sjellin ne minimum ndersha Rusia po hyri nje here veshtire te largohet ma.Prandaj duhet marre seriozisht kete afere te Bashes me keto firma fantazme pas te cilave jane ne fakt oligarket rus te lidhur me Putinin,mos harroni se Putin eshte njeri i KGB-se,ai po helmon kundershtaret dhe po i zhduke edhe ne vendet e BE-se.Lulzim Basha me injorancen dhe ambicjen e semuar per pushtet eshte viktime e nje strategjije te sofistikuar e te pergaditur nga qarqet profesioniste te sherbimeve sekrete Ruse te cilat po e trondisin edhe politiken e vendeve mija here me te fuqishme se vendi yne.Shtrohet pyetja a i duhet PD-se edhe vete Shqiperise nje lider partiak dhe nje kandidat i mundshem per kryeminister kaq injorant?!

  6. Pa hyre ne debat kush genjen me shumepergjithesi Rama apo Basha dhe kush genjen me shume lidhur me kete afere,une kisha bere nje pyetje Lapsit A besojne se ky Lulzim Bashe eshte zgjedhja me e mire si lider i PD-se dhe sa jane gjasat se do ta munde Ramen?Une ne fakt besoj se Rames me se shumti i konvenon ky Lulzim Bashe ne krye te opozites sepse ky do ti siguroje vazhdimin e qeverisjes edhe shume mandate.

  7. Ari kokek@ri i ka shume qejf ngjalat ne prapanice dhe i shoqeron me vodka ruse . Mediat e pjerdhura qe i lepijne bythen shqupit ,(megjithe propaganden made in rusia) nuk po arrijne dot te mjegullojne skandalet e lobimit rus dhe te kokaines se trustit te geshtenjave.

  8. Lapsi e keni gabim qe merreni seriozisht me kete ceshtje nqs edhe ju nuk tallni sumen,po Rama ja u di koken kokcepave te tij qe e kane IQ sa te pules ,per ata flet ai ,sepse nuk diskutohet qe asgje nuk ka per te ndodhur asnje fajtor nuk do gjendet ,Ne vend te flasi per rritje ekonomike investime dhe hapje vendesh pune merret me dokrra qe asnjeriu nuk i hyne ne pune ,thjesht do te kaloj kohen sepse nuk ka asnjegje serioze ne ate vend .Kulmi eshte kurr kokpalaret njohin edhe Mother Jones,I gezofshi Ramen dhe Lulin se ata meritoni.E ka thene edhe prestixhozja Motherjonsja pu pu pu pu .

  9. Sipas jush Rama po genjen,po shantazhon.po bene shume te zeza.Jo po ulurini ,po demaskoni po shani po etiketoni po qoroditeni dynjane kunder Rames me “fake”,”prova”, “argumente ” madje duke i plasuara me para te majme madje te paguara permes kanaleve te zeza deri edhe nga ato ruse.Rezultati :SHBA-te.BE dhe institucionet eminente vendimmarrese te Europes e Amerikes po injorojne ne teresi tere hallakamen e ulurimen tuaj dhe po i besojne Rames ,gjegjesisht punes dhe angazhimeve te qeverise se Shqiperise dhe reformave te saje.Po si ju kane plase syte keshtu e nuk po mbushi mend me ju kthye realitetit sepse ata qe shajne e perqmojne vendin e tyre nuk kane fare vlefte askund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *