• |
ide | kryesore

Lushnje/ Pranga pakistanezit që transportonte klandestinë nga Greqia

Lajme



Një 30-vjeçar nga Pakistani u arrestua nga Policia e Lushnjës pasi në makinë iu gjetën katër shtetas të tjerë pakistanezë të cilit kishin kaluar në Shqipëri nga Greqia, në mënyrë paligjshme.

Policia njofton se 30-vjeçari Sayed Sh. jeton me leje në Shqipëri.

“Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit pakistanez: Syed Sh., 30 vjeç, aktualisht banues me leje qëndrimi në Shqiperi , konkretisht në Elbasan.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i Çermës” Lushnje, është kapur me automjetin e tij tip “Volkswagen” duke transportuar 4 shtetas të tjerë pakistanezë, të cilët kanë hyrë ne kufirin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të paligjshme nga shteti Grek nëpërmjet kufirit të gjelbër të Kakavijës. Për katër shtetasit pakistanezë filloi procedimi penal në gjendje të lirë.” – njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *