• |
ide | kryesore

Policia greke prangos 28-vjeçarin shqiptarin me 113 kg marijuanë në kufi

Lajme, Të fundit



Policia greke në Selanik ka sekuestruar 113 kilogram marijuane, ndërsa në pranga ka përfunduar një shqiptar 28-vjecar. Policia greke ka ndjekur një automjet qe vinte nga kufiri greko-shqiptar.

Automjeti ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër me Janinën dhe u arrit te kapej ne Selanik pas ndjekjes së vazhdueshme të policisë.

Pas kontrollit të mjetit që drejtohej nga shqiptari, u gjeten dhe sekuestruan 18 pako me 113 kg 450 gram marijuane të fshehura ne bagazh si dhe u sekuestruan 2 celularë.

Prej 20 Janarit e deri sot, në Igumenice, Janine, Athinë, Selanik e kryesisht ne zonën Kostur-Follorine, policia greke ka sekuestruar 3 ton marijuane që vinte nga Shqipëria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *