• |
ide | kryesore

Propozim tjetër nga Beogradi: Modeli i dy Gjermanive, zgjidhja më e mundshme për Kosovën

Lajme, Të fundit



Serbia dhe Kosova me siguri se marrëdhëniet do t’i rregullojnë sipas modelit të dy Gjermanive, ka deklaruar drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjic. Ai ka thënë se Serbia duhet ta nënshkruajë marrëveshjen juridikisht detyruese në procesin e integrimeve të BE-së, por nuk detyrohet që ta njohë Kosovën.

Janjic, siç përcjell N1, ka thënë se dialogu i brendshëm serb me ringjalljen e tregimit për kufizim e ndarje ia ka vështirësuar punën kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit në gjetjen e zgjidhjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Ai ka shtuar se Vuçic me siguri gjatë prillit do ta paraqesë platformën për Kosovën, ndërsa, sipas tij, dialogu i brendshëm që e inicioi nuk i ndihmoi shumë.

“Ai s’e krijoi përkrahjen e opinionit publik dhe kështu ia vështirësoi vetes punën. Ia vështirësoi vetes punë duke ringjallur fjalët e Qosiqit e të tjerëve për kufizim, për ndarje territori. Pra, përnjëherë anëtarët e qeverisë dhe partnerët e koalicionit, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiq, u paraqitën pengesa serioze, sepse krijuan opinionin publik që thotë se kjo është e mundshme”, ka thënë Janjic.

Ai ka vlerësuar se zgjedhjet në Beograd i kanë mundësuar Vuçiqit që pa dilema të vazhdojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ai ka theksuar se rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës është i mundur sipas modelit të dy Gjermanive. Duke treguar se aktualisht, derisa po vazhdon dialogu i brendshëm, spekulohet të jenë grupe propozimesh, ai ka thënë se nëse synohet BE-ja, atëherë është vetëm një opsion./koha.net



1 Comment

  1. modeli dy gjermani qe u captuan dhe u ribashkuan eshte rast unik kuptimi per fuqit e mella qe te pranojne bashkimin e territoreve shqiptare ne pes shtete pas coptimit 1 shekullore ku 15 milion shqiptare enden rruheve te botes per nje cop buk duke pasur atdheun dhe trojet e tyre etnike eshte rast per te kuptuar bota qe vetem drejtesia haku e verteta eshte rruge paqe kurse padrejtesia rrug konfrontimesh dhe lufte ku u vertetua ne 1 shekull ku padrejtesia nuk sjell asnjehere paqe vecse behet gjithnje burim krimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *