• |
ide | kryesore

Rama prezanton sot në kryeministri projektin për Teatrin e Ri, përjashton kritikët nga takimi

Lajme, Të fundit



Do do të mbajë sot në një konferencë në kryeministri rreth orës 17:00 për shembjen e Teatrit Kombëtar. Aty ai do të prezantojë projekt-propozimin për këtë teatër të ri që do të ndërtohet në gjurmën e ekzistuesit. Vetë Rama në facebook shprehet se ky projekt është i studios së famshme ndërkombëtare, BIG.

TEATRI I RI KOMBËTAR MBI GËRMADHËN E TË VJETRIT. Sot pasdite, 17.00, në sallën e ekspozitave të COD, Qendra për Hapje e Dialog, në Kryeministri, prezantohet Projekt-Propozimi i Teatrit të Ri Kombëtar. Një nisëm frymëzuese për një Partneritet Publik-Privat në funksion të kulturës e të zhvillimit ekonomik e social. Një projekt i studios së famshme ndërkombëtare, BIG” – shkruan Rama.

Rama përballë një debati të madh me artistët dhe faktit se në truallin e teatrit mund të ndërtohen kulla, duket se nuk stepet.

Ndërkohë, Lapsi.al e njoftoi para 2 ditësh këtë mbledhje që do mbajë Rama, mbledhje në të cilën janë njoftuar të marrin pjesë vetëm artistët e afërt apo të ‘besuarit’ e qeverisë, duke e shpërndarë njoftimin si trakt komunist, me qëllim që të ngelen jashtë artistët kritikë me Kumbaron e Ramën.

 

 

 



4 Comments

  1. Ju te lapsit qe cdo lajm e deformoni sipas interested tuaj.. mund te na thoni cili emer nuk eshte ftuar ne kete prezantim projekti ?

    Ju qe gjithmone ‘zbuloni dokumentin’ mund te na nxirrni nje fotokopje te kesaj fteses bere vetem atyre qe nuk kundershtuan projektin … te cilen ju e cilesoni si trakt komunist ?

    Jo per gje por ne kete menyre i rrime larg propagandes dhe pergojosjes se perditshme pa asnje fakt dhe dukshem cinike.

  2. Po ku paske qënë ti more zotëria iks-iks-iks ? Paske qenë në Hënë që nuk e ditkërke se kush e kundërshtoi Ramën për prishjen e Teatrit Kombëtar ?Janë bërë gjithato debate televizive e janë shkruajtur me qindra shkrime për ketë kapriçio të Ramës qëkur ka qenë ministër kulture i Fatos Nanos.
    Rama na rindërton një bunker në mes të Tiranës, medemek si kujtesë historike të paranojës së Enverit, e zhduk të vetmin stadium kombëtar e godinën e të vetmit Teatër Kombëtar, veç për të fituar vetë para me ngritjen e kullave nga oligarkët e tij. Si Stadiumi, ashtu edhe Teatri, janë ndër të paktat objekte të historisë së kulturës e sportit shqiptar që kishte Tirana.
    Çdo të ndodhte sikur ndonjë kryeministri italian ti shkrepej e të shkatëronte Koloseumin e Romës apo amfiteatrin e Veronës, meqe ështe vjetruar apo të shembte stadiumin e parë të futbollit të ndërtuar në Itali ?
    Mbrenda ditësh italianët do ta zenin për bythe e ta flaknin jashtë kryeministrisë.

    1. O ti zoteria Y Y Y Y.. une i njoh shume mire aktoret qe kundershtuan prishjen e teatrit… por te thuash qe disa i ftoi dhe te tjeret nuk i ftoi… kesaj i thone ti hedhesh benzine zjarrit.. ose te besh artikull ashtu sic ta do prapanica jote.

      Ky lajm nuk e meriton te quhet artikull.. eshte shume tendencio dhe dezinformues. Synon ti percaje artistet dhe te hedhi helmin ne opinionin publik qe nese je kunra Rames je i vdekur.. nese je me te je i privilegjuar.

      Ky portal eshte portal shkerdhatash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *