• |
ide | kryesore

Shpërthimi pranë Drejtorisë së Higjenës, policia jep detajet: Ndodhi në tryezën e të plagosurit

Lajme, Të fundit



Pas shpërthimi të ndodhur pranë Drejtorisë së Higjienës këtu në Tiranë policia jep dhe informacionin zyrtar për këtë ngjarje.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në dyqanin e celularëve të shtetasit Gentian Hoxha, 34 vjeç, i cili ka qenë në punë kur ka shpërthyer një lëndë e papërcaktuar akoma.

34-vjeçari e kishte mbyllur derën e dyqanin ndërkohë që po punonte brenda, ndërsa shpërthimi ka ndodhur në tryezën e tij të punës.

Ky shtetas është dërguar me ambulancë në spital ku dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor pasi ka pësuar dëmtime të rënda në trup.

Nga shpërthimi ka dhe dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *