• |
ide | kryesore

Droga në Tepelenë/ Babë e bir në pranga, djali tjetër në kërkim (Emrat)

Lajme, Të fundit



Lapsi.al mëson të tjera detaje për operacionin policor të zhvilluar sot në Tepelenë, ku sipas raportimeve të para flitet për rreth 500 kg kanabis. Burimet nga grupi hetimor thonë se droga është zbuluar në fshatin Dukaj të Tepelenës. Në pranga janë vënë babë e birë; Delo Kordha 59 vjeç dhe djali i tij Zeman Kordha 29 vjeç. Ndërkohë në kërkim është shpallur djali tjetër, A.K 27 vjeç. Policia e Gjirokastrës nuk e konfirmon ende sasinë prej 500 kg kanabis sativa, ndërsa pritet që të ketë nesër një reagim për operacionin. Dyshohet se droga kishte si destinacion Greqinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *