• |
ide | kryesore

Epidemia e Fruthit prek dhe të rriturit, 50 raste vetëm në mars

Lajme, Të fundit



Rastet e të rriturve të prekur nga Frusi është rritur ndjeshëm në Mars. Nuk janë vetëm fëmijët nën 1 vjeç që po preken nga ky virurs, për shkak se nuk kanë mbushur moshën për vaksinë.

Në Shërbimin infektiv në QSUT çdo ditë paraqiten mesatarisht 7 raste me simptoma të Fruthit, ku një pjesë e tyre rezultojnë pozitivë.

“Vetëm këto dy javë në mars kemi pasur 50 raste me simptoma të Fruthit”, thotë doktor Arjan Harxhi.

Mjekët shprehen se këto janë raste që ose nuk e kanë bërë vaksinën ose nuk kanë krijuar antitrupa mjaftueshëm. Aktualisht ka vetëm 7 raste të rënda të shtruar në Infektiv.

“Janë me pneumoni, po shyqyr nuk ka pasur raste me encefalit”, thotë dr. Harxhi për Top Channel.

Numri i rasteve të prekur gjithsej ka mbërritur në 271 ku shumicën e përbëjnë fëmijët nën 1 vjeç. Rastet jo të rënda të infektuar me Fruth kthehen në shtëpi duke u këshilluar nga mjekët që të izolohen në mënyrë që të mos infektojnë familjarët e tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *