• |
ide | kryesore

Gjyqi ndaj imamit në Kosovë, vendimi për Shefqet Krasniqin jepet më 20 mars

Lajme, Të fundit



Fjalët përfundimtare të drejtësisë në rastin ndaj ish-imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, do të jepen më 20 mars. Krasniqi akuzohet për shmangie tatimi dhe për nxitje të urrejtjes e shtytje në kryerje të veprave terroriste.

Në procesin ndaj tij sot dëshmoi Xhemë Shala, zyrtar i ATK-së. Shala është ftuar nga gjykata pas paqartësive lidhur me shlyerjen e obligimeve të kompanisë NT Portat, pronë e Krasniqit, ndaj Administratës Tatimore.

Shala ishte edhe dëshmitari i fundit në këtë proces.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *