• |
ide | kryesore

Burgu i Peqinit/ Etilda Gjonaj inspekton qelitë e Bares, Dondollakut dhe Xhepexhiut

Lajme, Të fundit



Gjatë ditës së sotme ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është ndalur për vizitë në burgun e Peqinit.

Faxweb raporton se Gjonaj është shprehur e pakënaqur se pse drejtuesit e burgut kishin vendosur inspektimin e kësaj qelie.

”Pse më solle këtu” është mësuar që ti thotë ministrja drejtorit të burgut, ndërsa nuk është lejuar prania e mediave në ambientet e brendshme të institucionit të sigurisë së lartë, raporton Faxweb.

Por burime nga Ministria e Drejtësisë thanë se Gjonaj nuk inspektoi vetëm qelinë e Aldo Bares, por edhe atë të Enver Dondollakut, një tjetër anëtar i bandës së Lushnjës dhe të Roland Xhepexhiut, një pjesëtar i bandës së Cërrikut.

Veç inspektimit të qelive, Etilda Gjonaj u takua edhe me familjarët e të burgosurve me të cilët ka biseduar për kushtet e burgut dhe nevojat për një shërbim më të mirë.



4 Comments

  1. Te pakten kjo eshte nga ato ministre qe shkon dhe i takon jo si ata qe ishin me para qe nuk denjonin ti shkonin

  2. Ky eshte muhabet kafeneje pse vajti qysh vajti. Nuk thoni hallall ja beft zoti qe vajti kot nuk eshte ministre drejtesie.

  3. Ore kesaj i lumte se eshte burrnesh i trajton te gjithe njesoj dhe shkon i takon nuk eshte si kta ministrat skutha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *