• |
ide | kryesore

Komiteti i Inteligjencës së SHBA: Asnjë bashkëpunim mes Trump dhe Rusisë

Planet



Nuk ka pasur bashkëpunim në mes të Kremlinit dhe fushatës së presidentit Donald Trump. Kështu u shprehën republikanët në Komitetin e Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët kanë përfunduar hetimet mbi përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.

Draft-raporti që u publikua në media më 12 mars, u prit mirë nga Trumpi por u hodh poshtë menjëherë nga përfaqësuesit demokratë të komitetit.

Komisioni i Inteligjencës pas një hetimi 14-mujor nuk ka gjetur dëshmi të bashkërendimit ose koordinimit midis fushatës së Trump dhe Rusisë për të ndikuar zgjedhjen presidenciale të vitit 2016, shkroi Presidenti, duke përsëritur gjetjet kryesore.

Në raport, republikanët thanë se janë pajtuar që Rusia ka kërkuar që të ndikojë në zgjedhje, duke përhapur propagandë dhe lajme të rreme në lajme dhe media sociale. Por, sipas repulibkanëve, nuk është gjetur asnjë fakt që të konfirmojë bashkëpunimin.

Demokratët kundërshtojnë fuqishëm raportin, duke shtuar se hetimi i komitetit nuk është i përfunduar, por, sipas tij, të dhënat e deritashme tregojnë “qartë” se Rusia është munduar të ndihmojë Trumpin dhe të dëmtojnë rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton gjatë zgjedhjeve presidenciale.



1 Comment

  1. Rivalja e z.Trump, zonja Klinton e dëmtoi veten e SHBA, me pakujdesinë e saj që në telefonin personal të nis mijra E Maile që përbënin sekret shtetëror. Përse injorohet ky fakt ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *