• |
ide | kryesore

Ku ngjan foto Basha- Trump, me atë të Rama- Obama?

1, Ide



Po ta dëgjoje Edi Ramën në “Studio e hapur”, nuk e kishe të vështirë të bindeshe. Duke folur për skandalin e financimeve të panjohura të PD, të rihapur së fundi nga revista amerikane “Mother Jones”, ai dukej gati- gati normal. Kishte hequr dorë nga histeria e rëndomtë që ka kapluar këto ditë socialistët kundër Rusisë dhe pranonte se historia me agjentë të Kremlinit ngrinte vetëm dyshime. Po aq me këmbë në tokë ngjante kur pohonte se, përderisa kishte një përzjere ruse dhe se më parë elementë të tillë kishin shfaqur tentativa për destabilizimin e shteteve fqinje, kësaj afere i duhej shkuar deri në fund.

Në plot 23 minuta që u mor më këtë çështje kryeministri ngriti pyetjet e duhura: Kush i kishte paguar ato para (675 mijë USD)? Pse ato nuk qenë deklaruar pranë institucioneve shqiptare ashtu sikurse e kërkon ligji ? Dhe në fund, si për t’i qëndruar besnik tipit të tij, nuk i kurseu batutat humoristike me Lulzim Bashën, i cili nuk ka turp të deklarojë se nuk e di se kush ka dashur t’i falë PD-së, 500 mijë dollarë.

Pra, për atë gati gjysëm ore, kur zgjodhi të argumentonte mëkatet e kundërshtarit, Edi Rama dukej si një politikan normal, bindës dhe me këmbë në tokë.

Por gjithçka ndryshoi kur moderatorja Eni Vasili kaloi në historinë e tij. Mjaftoi një pyetje e thjeshtë: “Po ju a nuk keni paguar për një foto me presidentin Obama”, për të përmbysur gjithçka.

Nga i qetë, argumentues dhe logjik, Edi Rama u shndërrua në konfuz, ambig dhe i paqartë. Ai tha se ajo ishte një histori tashmë e mbyllur me gjykim në ShBA, ku ai që kishte kryer “krimin”, taksisti Bilal Shehu, e kishte marrë përsipër fajin, madje edhe qe dënuar për të. Por, Ramës iu mbyll goja për të thënë se nga vinin ato para, që duheshin për një foto të tij me Obamën dhe që gjykata e Nju Xhersit kishte vërtetuar se ishin futur në Amerikë nga jashtë. Kryeministri e anashkaloi turpshëm kleçkën thelbësore, se me ato para të nisura nga Shqipëria ishte shkelur ligji elektoral amerikan, që nuk lejon financimin e fushatës nga vende të treta. Ai u vu në pozicionin identik, për të cilin pak minuta më parë ishte tallur me Bashën, duke thënë : “pse duhet të di unë kush ka paguar për mua”.

Në fakt, nëse i heqim elementin rus, teoritë konspirative për destabilizim të vendit dhe të rajonit, për të cilat Rama pranoi se ka vetëm dyshime, dy historitë paralele ngjajnë si dy pika uji.

Në vitin 2013, Edi Rama, para garës elektorale, kërkon një foto me presidentin Obama për t’i mbushur mendjen shqiptarëve se ai është njeriu i përëndimit dhe se Sali Berisha tashmë është braktisur. Për këtë ai siguron 80 mijë dollarë, gjen edhe një taksist emigrant që do të paguajë si qytetar amerikan paratë. Rama arrin të sjellë në Shqipëri foton, megjithëse nuk e pranojnë të bëjë shoqëruesin e Shehut në darkë. Shtypi kundër Obamës e relaton më pas ngjarjen dhe drejtësia amerikane fillon të merret me të.

Plot katër vite më pas, Basha bën të njëjtën gjë. Edhe ai është para zgjedhjeve. Edhe atij i duhet një fotografi me presidentin e radhës Trump, për të treguar se ShBA e pranon atë. Edhe ai i ka paratë. Por, njësoj si Rama nuk i paguan dot vetë. Prandaj në vend të një taksisti zgjedh një kompani të regjistruar në parajsa fiskale, e cila rezulton se ka nga pas dy shoqëri të tjera me pronarë rusë, për të bërë pagesat. Por, fiks si i pari, edhe manipulimi i tij del në shtypin amerikan.

Pra shkurt dy ngjarjet janë identike. Histori parash të zeza, të padeklaruara, të ardhura nga Shqipëria, të cilat kanë shfrytëzuar nga një dredhi, për t’u bërë të pranueshme nga ligjet amerikane.

Në kohë të ndryshme dhe me mënyra të ndryshme, edhe Basha edhe Rama, kanë bërë të njëjtën gjë: janë munduar të fshehin origjinën e dollarëve që ua kanë dorëzuar me thasë ne dorë. Prandaj këto çështje, më shumë sesa zhurma konspirative me agjentë të Kremlinit apo tentativa për të lëvizur ekuilibrat gjeopolitikë, janë thjeshtë pazare të shëmtuara shqiptare. Ku të dyja palët janë identikisht njësoj. Ku të dyja palët ushqehen nga paratë e zeza që prodhohen në këtë vend.

Prandaj, Rama fliste logjikshëm kur trajtonte në “Studio e hapur” rastin e kundërshtarit dhe bukosej kur duhej të argumentonte aferën e tij. Edhe këtu janë fatkeqësisht identikë.

Basha dikur merrte poza serioze kur trajtonte 80 mijë dollarët e fotos së Bilalit, por mbeti gojë mbyllur dhe u bë qull në djersë, një javë më parë në “Opinion”, kur nuk shpjegoi dot historinë e lobimit të vet.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. O Kazan o plehera derra,dele,lop,gica qe ju quan rama me kaq deshir perse tash krahasoni bashen me gruan e billalit shoqen edvinka rama,dhe asokohe nuk benit ze; se ju kishte o kazan rama o derra. por ne fakt jeni edhe me zi: kryma kazani e tash krahasoni nje gojdhen ende te pa perfunduar te bashes.po qe e vertet per bashen bythe e goj ti qihen,por jo para se ramen ta ken qire frroket,ndoket,roshet,doshet,xhelilat,balilat,habilajt e tahirajt (BASHKIM DHE SAJMIR TAHIRI,PRA BABAI TRAFIKANT I ILAQECEVE)pjerdh e dhin ndreu qe goditi paloken,paulin sterk muti,taulante ballen,artur bushi,vllezrit tre her kriminel prenga ,qe te gjith jeta me nga 5 deri ne 18 emra.keni mo tru a mut ne kok.

  2. U deha nga ky komenti i dyte… po iki te shtrihem…
    Sa per Ramen dhe Bashen, te dy jane aktore te keqinj

  3. E plikova në Youtube intervistën e fundit të Ramës tek Studio e Hapur e Eni Vasilit, dëgjova marrëzitë e para me të cilat e nisi diskursin, e nuk pata më durim që ta dëgjoj më tej se të vinte për të vjellë.
    Bushati shkruan këtu se e nisi intervistën si një politikan “me këmbë në toke” ????????
    Pyetja e znj.Vasili ishte : Përse u nxitua që të kapeshin dy djem të rinj 25 vjeçarë për 613 kg e kokainës e nuk u veprua me kujdes të shihej se ku do të shkonte ajo ?
    Ai ju vodh kësaj përgjigjeje e filloi të shante “këta” (opozitën) se nuk ja kanë idenë këtyrë punëve, nuk kanë asnjë së censurës së Lapsit.pecialist të kriminalistikës e marrëzira të tjera të këtij lloji sikur Tahiri e Xhafa që ka vënë ai si ministra të mbrendshëm, të ishin specialista të sprovuar të luftës kundër drogës e vetë ai kryespecialisti.
    Sipas tij peshqit e mëdhej do ti mxjerim nga këto dy cironkat.
    Prita të kujtohej znj.Vasili e ti bënte pyetjen tjetër se pse nuk u kapën në Xibrakë me cironkat si karem peshqit e mëdhej e duket se edhe ajo si Bushati e kishte haruar Xibrakën.
    Kam shkruajtur dy komente në shkrimet që bëjnë fjalë për këtë temë, e i shoh të fshira nga lapsi i Bushatit.
    Ndërkaq shoh këtu vetëm një “koment” qe ka fjalët e kulturuara “muti, kaka, shurra” që kanë marë dritën jeshile të çensurës së Lapsit.

  4. Te gjithe jane bopy-paste. Rama gjithmone e me shume mundohet te imitoje Berishen, ndersa Basha mundohet te imitoje Ramen. Shkurt lideret tane gjate fushates shajne e shilojne kundershtarin, pas zgjedhjeve imitojne ate qe kane share gjate gjithe fushates. Perjashti eshte vetem rasti i Bashes ne vitin 2017, i cili pranoi te behej pale me kundershtarin per te eliminuar “armikun e brendshem” dhe per te krijuar te famshmen “Lista Basha”. Por e keqja qendron ne faktin se kopja nuk mund te jete kurre si origjinali (aq me pak kopja e kopjes) prandaj vendi shkon keq e me keq…

  5. Me komikja eshte se dikush “nobody” apo “nesuno” apo “pa em” komenton me injorancen e tij!

    1. Komente anonime ka në gjithë rjetet sociale të botës por sharje burracakësh të ndyre që fshihen me emra personash publikë mund të gjesh vetëm në Shqipëri

  6. O i “pa emer”! Je ti ai qe shan bashke me “ari”! Me injorant se ty dhe ari nuk gjen! Jy s’dini shqip, jeni gjysem analfabete! Sa per treshen qe komenton ata jane bedelet e Saliut qe paguhen me para gjaku shqiptaresh te pafajshem! Ka faj Enveri qe armatosi vendin por edhe Saliu qe hapi depot! Nga te tre mercenaret!

  7. Jo mo Bushati.Ti do ta gjeje nje sebep sidoqofte per te share Ramen.E ke marre kete mision dhe nuk mund ta lesh.Fol me fakte jo me opinione tuajat.Ti dhe gjithe analistet tjere flisni si S.Berisha qe ne fund te fundit ai ka te drejte te flase si politikan,por ju analistet nuk mund te ndertoni akuza me opinione.Ku jane faktet per S.Tahirin.Perse nuk e con ne gjykate prokuroria .Sepse prokuroret e gjykata nuk mond te bazohen asnjehere ne opinione analistesh apo politikanesh.Ajo do fakte mirfilli qe vlejne per drejtesine qe ne fakt u mungojne te gjitheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *